1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Betohet qeveria e gjendjes së jashtëzakonshme - Hamasi nuk e njeh atë

Clemens Verenkotte17 Qershor 2007

Ndërsa në Rripin e Gazës Hamasi armiqësor ndaj Izraelit ka marrë pushtetin, edhe në kufirin verior sërish ka rezik për Izraelin: Sërish janë hedhur raketat Katjushë. Izraeli, tani që ka bërë betimin qeveria e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga presidenti palestinez Mahmud Abaz, po përgatitet për qëndrimet ndaj dy grupimeve palesitneze: nga njëra anë për bisedime dhe nga ana tjetër për të demonstruar forcën ushtarake.

Rripi i Gazës, fotografi e marrë nga sateliti
Rripi i Gazës, fotografi e marrë nga satelitiFotografi: AP Graphics

Në Ramallah kryeministri Salam Fajad të dielën (17.06) ashtu si edhe kolegët e kabinetit të tij, bënë betimin, se do të respektojnë ligjet dhe kushtetutën dhe do të përmbushin sa duhet interesat. Pas betimit pa shumë ceremoni ai deklaroi, se prioriteti absolut i qeverisë së emergjencës është gjendja e sigurisë në Bregun Perëndimor të Jordanit dhe në Rripin e Gazës. Kjo është një detyrë e vështirë, por jo e pamundur, theksoi Fajad. Hamasi në Rripin e Gazës nuk e njeh legjitimitetin e qeverisë së emergjencës. Zëdhënësi i Hamasit Fausi Barhom:
"Ne si Hamas e refuzojmë këtë kalim të imponuar të kompetencave të qeverisë dhe shkarkimin e qeverisë legjitime. Qeveria e emergjencës, që presidenti Abaz ia ngarkoi Salam Fajadit, nuk bazohet në ligj dhe në kushtetutë, kjo qeveri palestineze nuk ka bazë."

Ndërkohë kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert i premtoi mbështetje qeverisë së re palestineze të emergjencës nën kryeministrin Fajad. "Një qeveri, që nuk është qeveri e Hamasit,
është një partnere për paqen", tha Olmert në një konferencë shtypi përpara se të nisej për bisedime politike në Uashington. "Ne qysh prej ditëve të fundit kemi një mundësi të re, që nuk e kemi pasur për një kohë të gjatë", theksoi kryeministri izraelit duke pasur parasysh marrjen e pushtetit në Rripin e Gazës. Situata tani është sqaruar, shtoi Olmert duke iu referuar ndarjes faktike politike në territoret palestineze në Rripin e Gazës të kontrolluar prej Hamasit dhe në Bregun Perëndimor të qeverisur prej Fatahut.

Forcat e armatosura izraelite dhe ato të rendit ndërkaq e kanë rritur gatishmërinë, duhet të krijohet një situatë, në të cilën Hamasi në Rripin e Gazës të mos jetë në gjednje të ekzistojë, njoftoi të dielën në mëngjes radioja izraelite duke iu referuar qarqeve të sigurisë. Ndërmarrja izraelite Dor Alon njoftoi, se do të ndërpresë furnizimet me gaz në Rripin e Gazës.

Sipas një raporti të gazetës britanike "Sunday Times" ministri i emëruar i mbrojtjes në Izrael, Ehud Barak, po shqyrton një plan, që përmes mjeteve ushtarake të imponojë falimentimin e pushtetit të Hamasit në brezin prej 40 km. të gjatë dhe 12 km. të gjëre të Rripit të Gazës. Nëse sërish do të sulmohet me raketat Kasam ndaj qytetit kufitar Sderot, ose nëse do të ushtrohen atentate kamikaz në Izrael, atëherë do të ndërhyet me rreth 20.000 ushtarë izraelitë.

Udhëheqësi i opozitës i partisë së djathtë Likud, Benjamin Netanjahu lidhur me këto plane tha, se aktualisht ai do të hiqte dorë prej aksionit të gjerë ushtarak në Rripin e Gazës, por shtoi: "Ne duhet ta rrethojmë me gjithnjë e më shumë trupa Rripin e Gazës dhe ta izolojmë qeverinë e Hamasit politikisht dhe ekonomikisht. Ne nuk mund të pranojmë afatgjatë rritjen e pranisëiraniane në pereiferitë e Tel Avivit dhe të Ber Shevasë."

Në pikëkalimin kufitar Erez në Veri të Rripit të Gazës të dielën u krijuan skena kaotike: qindra refugjatë, kryesisht simpatizantë të lëvizjes Fatah si dhe gra e fëmijë përpiqeshin të kalonin në Izrael dhe që andej drejt Bregut Perëndimor.

I besuari i presidentit Abaz dhe prej shumë kohësh drejtuesi i delegacionit palestinez në bisedime Erekat, theksoi, se Hamasi duhet ta kuptojë, që pa asnjë kontakt në botën e jashtme nuk mund të qeverisë në rripin e Gazës: "Ne kemi 1,5 milionë palestinezë në Rripin e Gazës, që kanë nevojë për benzinë, për ushqime, medikamente dhe nevoja të tjera humanitare: si për energji e ujë. Të gjitha këto vijnë nga Izraeli. Ata që kanë çuar në rënien e Gazës dhe në këtë kastrofë, nuk kanë menduar, se ne - Fatahu - nuk jemi të vetmit aktorë. Ka edhe Izraelin në kufirin verior tonin, por janë edhe evropianët në Rafah."