1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bhutto:Bashkësia ndërkombëtare më shumë presion ndaj Musharafit

11 Nëntor 2007

Udhëheqësja opozitare pakistaneze,Benazir Bhutto, ka apeluar tek Bashkësia ndërkombëtare që të rritet presioni mbi presidentin Pervez Musharaf."Ai duhet të shfuqizojë gjendjen e jashtëzakonshme që e shpalli para një jave", tha ish kryeministrja gjatë një takimi me diplomatë të huaj.Në të njëjtën kohë Bhutto paralajmëroi se Pakistani ndodhet para një përçarjeje.
Bhuto i bëri thirrje presidentit Musharraf që të lirojë kryeprokurorin e shkarkuar, Iftikhar Chaudri, si dhe të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme, sipas agjendës së planifikuar.