1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PanoramaEuropë

Biblioteka e metrosë në Varshavë

03:09

This browser does not support the video element.

25 Tetor 2025

Kush ka hyrë në metrotë e Europës e di: Njerëz me sytë tek celulari, rrallëkush lexon ndonjë libër. Biblioteka e metrosë në Varshavë do ta ndryshojë këtë.

E keni përjetuar këtë në Europë? Ulur në metro, i rrethuar vetëm nga njerëz që shikojnë telefonat e tyre, librat sheh rrallë. Por kryeqyteti polak, Varshava dëshiron të risjellë kënaqësinë e leximit me bibliotekën e parë të madhe të metrosë. Ideja është të lidhet udhëtimi me metro me kulturën dhe letërsinë. Por kjo nuk është e gjitha. Në hapësirën prej 150 metrash katrorë, udhëtarët mund të bisedojnë me vullnetarë, të pinë kafe dhe të relaksohen pranë një muri me aromë borziloku. Metroteka tani është një pikë referimi e re e Varshavës. 16.000 libra gjen aty.

Metroteka ofron shërbime printimi dhe kënde të qeta ku mund të shkëputesh. Bibliotekat nëntokësore ekzistojnë tashmë në qytete si Praga, Nju Jorku, Madridi dhe Pekini. Tani, Varshava u është bashkuar radhëve të tyre.