1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bisedë me regjisorin shqiptar Bujar Alimani, i cili merr pjesë në Berlinale - Studentët e Univeristetit të Ohrit me karta ndërkombëtare evidentimi

11 Shkurt 2011

Bujar Alimani sapo kishte përfunduar akademinë e arteve në Tiranë kur mori rrugën për në emigracion, në Greqi. 22-vjeçari asokohe i la shumë gjëra pas, por jo dëshirën e tij për t'u bërë regjisor. Në vitin 1997 arriti të shkruante skenarin e filmit të tij të parë me metrazh të shkurtër, të cilin e realizoi në vitin 2002, fillimisht duke e financuar
nga buxheti familjar. Që atëherë puna e tij si kineast dhe regjisor teatri filloi të merrej më seriozisht, si në Greqi, ku jeton sot e kësaj
dite, por edhe në Shqipëri. Këtë javë ai ndodhet në Berlin në festivalin e filmit, ku prezanton filmin e tij të parë me metrazh të gjatë.
Amnistia është një inventar i shoqërisë së sotme shqiptare, në të cilën Bujar Alimani në plan të parë ka vënë njerëzit e thjeshtë, viktimat e tranzicionit, që nuk e morën rrugën e migracionit. Anila Shuka bisedoi me regjisorin.


Studentët e fakultetit për Turizëm në Ohër janë pajisur me kartela ndërkombëtare të evidentimit. Kartelat elektronike janë pjesë e Sistemit Evropian të Transferit të Kredive dhe kritereve të Bolonjës për studim. Me këto kartela studentët munden me pak të holla të vizitojnë vendet evropiane.

Millço Jovanovski/Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi