1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bisedimet iraniano-amerikane për sigurinë në Irak

25 Korrik 2007

Irani i ka propozuar ShBA që të bisedojnë në nivelin e ministrave të jashtëm lidhur me gjendjen e sigurisë në Irak. Mund ta përfytyroj një takim në këtë nivel, citohet ministri i jashtëm Manutsher Motaki. Të martën përfundoi me themelimin e një forumi iraniano-amerikan raundi i dytë i bisedimeve direkte në nivelin e ambasadorëve. Ky forum duhet të përgatisë propozimet për një gjendje më të mirë sigurie në Irak.