Bisedimet Kosovë-Serbi / Dorëheqja e shefit të FMN-së Strauss-Kahn / Fjalimi i presidentit Obama / Reformat në ushtrinë gjermane - Bundeswehr
20 Maj 20111. Në Bruksel përfundoi të mërkurën pasdite raundi i katërt i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithë dallimet e shfaqura, palët shprehen se ky ishte raundi më i sukseshëm deri tani. Marina Maksimoviq informon nga Brukseli.
2. Prej së dielës drejtori i FMN-së Dominique Strauss-Kahn është i arrestuar në SHBA, sepse mendohet të ketë përdhunuar një punonjëse hoteli. Me gjasa do të zgjasë deri sa akuzat të jenë përforcuar ose rrëzuar dhe deri sa të jetë mbyllur procesi gjyqësor. Të enjten Strauss-Kahn dha edhe zyrtarisht dorëheqjen nga posti i vet. Nga Uashingtoni Klaus Kastan.
3. Në Uashington këtë javë gjithçka kishte të bënte me Lindjen e Mesme: i dërguari i posaçëm i SHBA e braktisi postin e tij, mbreti i Jordanisë dhe kryeministri i Izraelit shkuan për vizitë dhe të enjten presidenti i SHBA mbajti një fjalim të rëndësishëm për politikën e Lindjes së Mesme. Fjala e Presidentit Obama për Lindjen e Mesme dhe revoltën arabe bëri një gjë të qartë: Ndikimi i SHBA-së është i kufizuar. Nuk ofrohen vizione, por ndihma financiare për Tunizinë dhe Egjiptin. Rainer Sollich komenton.
4. Ministri Federal i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere ka paraqitur në Berlin koordinatat e reformës së ushtrisë gjermane, Bundeswehrit. Bëhet fjalë për një riorganizim të thellë të ushtrisë me shërbim të detyruar ushtarak në një ushtri efektive dhe të zhdërvjellët. Në qendër të vëmendjes do të jetë mbrojtja e vendit. Veç kësaj, Bundeswehri do të jetë më shumë në gjendje se deri tani për të marrë pjesë në angazhime jashtë vendit. Bettina Marx me hollësi: