1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëBjellorusi

Bjellorusi: Gratë kundër Lukashenkos

30 Shtator 2020

Gratë i japin forcë lëvizjes opozitare në Bjellorusi: ato sfidojnë pushtetin shtetëror dhe dhunën policore. Çdo javë gratë dalin në rrugë kundër diktaturës së fundit në Evropë.

Belarus Frauen-Demo in Minsk
Fotografi: Mikhail Voskresenskiy/Sputnik/dpa/picture-alliance

Alla dhe Sofia janë mësuese në pension. Çdo të shtunë ato u bashkohen protestave të grave në Bjellorusi. Revolucioni i grave ua ka hequr frikën shumë bjellorusëve. Gjithnjë e më shumë njerëz solidarizohen me luftëtarët e opozitës. Lukashenko me sa duket ka tani frikë nga gratë dhe forcat e policisë arrestojnë vazhdimisht gra në demonstrata që t'i trëmbin ato, por me sa duket po bëjnë pikërisht të kundërtën.

Fotografi: TUT/dpa/picture-alliance

"Gratë nuk e kishin nisur ende marshin e tyre dhe arrestimet filluan. Çdo javë policia godet gjithnjë e më fort. Gjithçka ishte qetë kur papritmas erdhën policët dhe i tërhoqën gratë e reja në autobusët e tyre. Çfarë u kanë bërë gratë atyre? - tregon Alla.

"Ne nuk kemi frikë për veten tonë - kemi më shumë frikë për fëmijët dhe nipërit tanë - ata duhet të jetojnë në një vend normal pa oficerë të tillë policie." shton Sofia.

Fotografi: Mikhail Voskresenskiy/Sputnik/dpa/picture-alliance

Alla dhe Sofia mundohen t'i bindin trupat e policisë të ndryshojnë mendje. Ndonjëherë kjo funksionon, por ndonjëherë nuk kemi fat dhe asnjë nga demonstrueset nuk e lirojnë, thotë Alla. Oficerët e policisë kanë pak respekt për ne mësueset në pension, shton ajo.

Lukashenko i ka ngritur gratë kundër vetvetes

Shoqen e saj Sofian Alla e ka njohur në rrugë gjatë demonstratave. Sundimtari Alexander Lukashenko po i bashkon gratë - kundër vetvetes. Dhe jo vetëm ato. Banorët shpesh shprehin respektin e tyre për demonstruesit duke u rënë borive të makinave. Revolucioni i grave ua ka hequr frikën shumë bjellorusëve. Gjithnjë e më shumë njerëz solidarizohen me luftëtarët e opozitës.

Protestueset e quajnë me dashuri Masha udhëheqësen e opozitës Maria KolesnikovaFotografi: Mikhail Voskresenskiy/Sputnik/dpa/picture-alliance

Masha e quajnë ato me dashuri udhëheqësen e opozitës Maria Kolesnikova. Ajo iu kundërvu dëbimit jashtë vendit duke grisur pasaportën dhe duke pranuar arrestimin. E gjithë opozita bjelloruse tani gjendet ose në burg ose në mërgim. Sundimtari Lukashenko po mbahet pas pushtetit me të gjitha forcat e tij që nga zgjedhjet e falsifikuara, na thotë Alla.

Fotografi: Tut.By/Reuters

Kur shkova të votoj për Svetlana Tihanovskajan isha e sigurt se gjithçka do të vazhdonte njëlloj si gjithmonë, se asgjë nuk do të ndryshonte. Por një ditë pas zgjedhjeve dëgjova njerëz që bërtisnin në rrugë "Rroftë Bjellorusia". Menjëherë isha e sigurt se do të fitonim. Lukashenko i ofendoi thellë gratë bjelloruse me seksizmin e tij; në fakt, ne gjithmonë kemi pasur të drejta të barabarta.

Dhe tani gjithnjë e më shumë bjelloruse po i kundëvihen Lukashenkos dhe regjimit të tij. Për ta ai është mashtrues.

"Ishte me të vërtetë një poshtërim për të gjithë ne, marifeti me betimin e fshehtë si president. Ata duket se nuk kanë më nevojë t'u dëshmojnë gjë njerëzve." - thotë një protestuese.

Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Maishev

"Presidenti ynë është seksist. Po ne do t'i tregojmë se sa të forta jemi." - thotë një tjetër.

Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Bobylev

Për sa kohë që na mbajnë akoma këmbët, do të protestojmë rrugëve të Minskut me flamurin e opozitës, na thonë Alla dhe Sofia, edhe po të mbetemi vetëm ne të dyja.