1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Karnavale në Këln

16 Shkurt 2012

Ata qëndrojnë prej më shumë se 40 vjetësh në skenë duke qenë kësisoj pjesë e pandashme e festës në metropolin e karnavaleve në Këln.

Karnvale në Këln Fotolia© Heinz Waldukat #18109361
Karnavale në KëlnFotografi: Fotolia/Heinz Waldukat

Wicky Junggeburth është një djalosh i vërtetë nga Këlni. Nëse e pyet, se çfarë e lidh me karnavalet, ai preferon të të përgjigjet me një këngë me vargjet: "Të bësh gjëra të çmendura, të qeshësh, të këndosh, të kërcesh, të hidhesh e gjithashtu edhe të puthësh, këto janë karnavlet. Për një kohë të shkurtër duhet t'i harrosh të gjitha hallet", thotë Wicky Jungeburth, "por të mërkurën e djegies së maskave gjithçka duhet të ketë marrë fund."

Të paktën për karnavalet e Këlnit vlejnë këto rregulla. Këlni në Gjermani konsiderohet si epiqendra e aventurës karnavaleske - me rregullat e veta. Në Jug të Gjermanisë karnavalet festohen me paradat e shtrigave dhe demonëve, në Rio de Zhaneiro, në Venecia dhe në Nju Orlean ditët e karnavaleve kanë një imazh krejt tjetër. Por ajo që i bashkon karnavalistët në të gjithë globin është gëzimi e hareja prej kostumeve dhe muzikës.

Karnvale në KëlnFotografi: dapd

"Të jesh njëherë princ kështu"

Në qytetin e katedrales, Këln, është një nder i madh që të mbash postin e princit të karnavaleve. Për këtë ndjenjë të papërshkrueshme Wicky Junggeburth ka shkruar madje edhe një këngë, sepse ai ka qenë princ i karnavaleve në sezonin 1993 në Këln. Kënga e tij "Të jesh një princ kështu" shumë shpejt u kthye në një nga këngët klasike karnavaleve të Këlnit.

Këlnasit i kanë në gjak karnavalet, jo më kot qyteti është i njohur në mbarë republikën si metropoli i atmosferës festive. I themeluar si qytete përpara më shumë se 2000 vjetësh prej romakëve dhe në rrjedhën e shekujve i pushtuar prej francezëve dhe prusianëve, qyteti i katedrales ka strehuar shumë kombe duke përvetësuar kësisoj edhe tipare të veçanta prej tyre. Humoristi Konrad Beikircher i përshkruan këlnasit: "Këtu është harmonizuar mënyra romane e jetesës me savoire vivre pariziane, prej nga lulëzon vetëdija e të qenit këlnas dhe dialekti këlsh."

Karnvale në KëlnFotografi: Jecke Fairsuchung e.V

Hulumtimi i atdheut dhe ndjenja për jetën

Në fakt në mbarë Gjermaninë nuk ka asnjë qytet tjetër, ku të ketë kaq shumë muzikantë sa në Këln që këndojnë në dialekt, në krye të tyre qëndron grupi Pläck Fööss. Ky grup këndon këngë që të hynë në zemër, plot humor me nuancën lokale. Këto këngë janë si të thuash një hulumtim i dogitur i jetës në "Veedel", nga lagja e qytetit dhe në familje. Kësisoj këto janë këngë popullore në dialektin këlsh, që shprehin ndjenjën e  njërajoni të tërë. "Unë besoj, që gjuha është e vetmja gjë tipike që u ka mbetur sot qyteteve dhe rajoneve", mendon kitarristi Hartmut Priess. Zonat e lira për kalimtarët dhe rrugët e dyqaneve janë njësoj në çdo. Hapësira e vetme, për të cilën mund të thuash, këta jemi ne, tani ka mebtur vetëm tek gjuha." Përmes saj këlnasi fiton një pjesë të rëndësishme të identitetit. Por kjo është e rëndësishme edhe për ata që e vizitojnë qytetin, shton Priess, "sepse përmes festave dhe muzikës ata kanë mundësi ta njohin këtë dialekt dhe të ambjentohen me të ".

Të ardhurit, që me dashuri në qytetin e katedrales i emërtojnë si "immis" (Imigrantë), integrohen shumë shpejt në atmosferën e karnavaleve. Madje edhe ata që nuk e flasin gjermanishten, pas pak ditësh janë në gjendje të këndojnë refrenet e këngës duke i shprehur bashkë me Bläck Fööss dashurinë qytetit Colonia. "Ti je qyteti, që ne të gjithë të duam". 

Karnavale Merkel dhe Uncle SamFotografi: AP

Këmbëzbathur drejt suksesit

Bläck Fööss kanë qenë jo vetëm grupi i parë, që këndonte këngë të Këlnit, por ata i përkasin një gjenerate, që kishte në kokë muzikën angleze rock. Edhe vet emri i grupit duhej të tingëllonte anglisht, i përkthyer në këlsh Bläck Fööss do të thotë "këmbëzbathur". Shfaqjet e para grupi i ka pasur në vitet 1970 me kitarra elektrike, me flokë të gjatë, veshur në xhins dhe këmbëzbatghur anëtarët e tij konsideroheshin si revolta e oborrit nga "borgjezia" e karnavaleve të Këlnit. Por triumfi i tyre ishte i pandalshëm. Këngët e grupit janë bërë sot të përjetshme. 

Autor: Suzanne Cords / V.Filaj-Ballvora
Redaktoi: Aida Cama