1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Blatter me një revolucion të vogël në futboll

Mimoza Kelmendi6 Tetor 2007

FIFA në konflikt me BE për numrin e futbollistëve të huaj Marion Jones pranon që ka përdorur doping në gara Williams dhe Razzano në finalen e turneut në Tokio

Presidenti i FIFA,Joseph Sepp Blatter
Presidenti i FIFA, Joseph Sepp BlatterFotografi: AP

Me fillimin e sezonit futbollistik 2010/2011 Presidenti i federatës botërore të futbollit(FIFA) dëshiron të vendosë një rregull të ashtëquajtur 6+5, që do të thotë se në ekipet e futbollit, përfaqësues të secilit vend, duhet të kenë të paktën 6 lojtarë vendas dhe 5 lojtarë të huaj.
Presidenti i FIFA-së, Joseph Blatter, ka pohuar se është i gatshëm të hyjë në konflikt me Bashkimin Evropian, në mënyrë që të zvogëlojë numrin e futbollistëve të huaj në klubet e futbollit.
Blatter mendon se klubet nuk do të duhej të kishin më shumë se pesë futbollistë të huaj në mesin e 11 futbollistëve që do të paraqiten në fushën e gjelbër. Siç dihet në ditët e sotme situata është e tillë që shpesh klubet nuk kanë në radhët e veta madje as pesë futbollistë vendës. Momentalisht, klubet brenda Bashkimit Evropian kanë mundësinë e aktivizimit të numrit të pakufizuar të futbollistëve të huaj, në rast se ata vijnë nga vendet anëtare të BE-së. Një gjë të tillë ua mundëson ligji nga e drejta e punës në Bashkimin Evropian. Blater është i vetëdijshëm se kjo do të jetë një sfidë e vështirë për të, por këmbëngul të hyjë në këtë betejë. "Kur keni 11 futbollistë të huaj në skuadër, kjo nuk është mirë për zhvillimin e futbollit dhe për ecurinë e futbollistëve të rinj, por natyrisht se këtu kemi të bëjmë edhe me aspektin financiar", ka nënvizuar Blater. Ai mendon se futbollistët nuk mund të cilësohen si punëtor. "Nuk mund ta cilësoni futbollistin si një punëtor normal, ngase për një lojë futbolli iu duhen 11 futbollistë dhe ata më shumë janë aktor, sesa punëtor", ka përfunduar Blatter.

Atletja amerikane Marion Jones është deklaruar fajtore para një gjykate në SHBA se i kishte gënjyer hetuesit amerikanë e pyetur në lidhje me përdorimin e steroidit nga ana e saj.
Pas kësaj, Jones mund të dënohet me burg dhe t'i hiqen medaljet.
Më parë 31 vjeçarja nuk e kishte pranuar se kishte përdorur doping për të përmirësuar paraqitjen sportive para Lojërave Olimpike të Sidneit në vitin 2000.
Jones fitoi pesë medalje në Olimpiadë, tri prej tyre ari.

Në turneun e Tokios në tenis, Serena Williams është kualifikuar për në finale , duke qenë kështu shumë afër sezonit të rradhës.Amerikania ka mundur në gjysmëfinale danezen, Caroline Wozniacki 6:3,7:5. Në finale ajo do të përballet me francezen Virgine Razzano që kaloi me sukses italinen Flavia Pennetta 4:6,7:5,6:3.Turneu i Tokios ka një vlerë prej 123 mijë eurosh.