1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Blinken mbetet në kursin e Trumpit ndaj Kinës

20 Janar 2021

Shumë presin që ndryshimi i pushtetit në Uashington të sjellë edhe ndryshime në politikën e jashtme të SHBA. Por Kina nuk mund të shpresojë një gjë të këtillë.

Antony J. Blinken
Antony J. Blinken, sekretari i ri amerikan i ShtetitFotografi: REUTERS

Sekretari i ri amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se nuk ka pikë dyshimi se Kina paraqet sfidën më të madhe në politikën e jashtme amerikane. Ministri i ardhshëm Antony Blinken tha gjatë prezantimit të tij në Senat se Uashingtoni duhet ta shikojë Kinën me një sy shumë kritik dhe nga një perspektivë e fuqisë, e jo dobësisë.

Për ta bërë këtë, SHBA duhet të punojnë së bashku me aleatët e saj dhe nuk duhet t'i lerë asnjë territor Kinës në strukturat ndërkombëtare. Presidenti i SHBA-së në largim Donald Trump, kishte të drejtë me qasjen e tij të ashpër ndaj Kinës, theksoi Blinken.

Duke iu referuar Iranit, Blinken tha se administrata e re e SHBA-së dëshiron të punojë me aleatët e saj për të arritur një marrëveshje bërthamore më afatgjatë dhe "më të fortë" me Teheranin. Në vitin 2015, Irani nënshkroi një marrëveshje me SHBA-në, Kinën, Rusinë, Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë për të parandaluar ndërtimin e armëve bërthamore iraniane. Por nën Trump, SHBA u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018.

Joe Biden dhe Anthony BlinkenFotografi: Mike Coppola/Getty Images

Presidenti i ardhshëm i SHBA-së Joe Biden do të donte të zgjaste marrëveshjen "New START" me Rusinë, për të kufizuar armët bërthamore, tha Blinken. Marrëveshja skadon më 5 shkurt. "New START" i detyron SHBA-në dhe Rusinë të mos kenë më shumë se 1.550 koka bërthamore secila.

Në dëgjimin e tij ai iu referua edhe raporteve me Turqinë. Blinken fliste për një "të ashtuquajtur partner strategjik", e në këtë kontekst përmendi edhe sanksionet e mëtejshme kundër Ankarasë. Ai tha se është e papranueshme që një partner i NATO-s të futet në një marrëveshje me Rusinë, me konkurrentin më të madh strategjike të SHBA-së. Administrata Trump ka vendosur masa ndëshkuese kundër Turqisë, pasi ky vend ka blerë sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400.

Administrata e re e SHBA-së dëshiron ta rishikojë klasifikimin e diskutueshëm të rebelëve Houthi në Jemen - si një organizatë terroriste. Blinken tha se vendimi i ministrit të Jashtëm në largim Mike Pompeo do të "rishikohet menjëherë". Kombet e Bashkuara dhe organizatat e ndihmës kanë paralajmëruar se vendimi i Pompeos ka një ndikim masiv në ndihmën humanitare për popullsinë që po vuan shumë, në këtë vend të përfshirë nga lufta civile. David Beasley, kreu i Programit Botëror të Ushqimit, foli madje për një "dënim me vdekje për qindra mijëra, në mos miliona njerëz të pafajshëm" në Jemen.

 

 

bc/wa/fw (dpa, rtr, afp)