1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Boks peshë e rëndë & Bundesliga futboll

23 Prill 2006

Kliçko sërish kampion bote në peshën e rëndë. Disa rezultate të Bundesligës.

Vladimir Klitçko
Vladimir KlitçkoFotografi: AP

Boksieri profesionit Vladimir Kliçko sërish fitoi titullin kampion bote në peshën e rëndë. Ukrainasi 30 vjeçar mundi në raundin e shtatë me një K.o. teknike në ringun e Manheimit Kris Bajërd nga ShBA.

Nga futbolli në Gjermani: Ekipi i Hamburgut ka dështuar në luftën për të siguruar titullin në kategorinë e parë të Bundesligës pas humbjes 0:2 ndaj Leverkuzenit. Në këtë mënyrë hamburgasit renditen katër pikë pas kryesusesit të tabelës Bajern i Mynihut. Ndërkaq mbetet e hapur gara mes ekipeve që rezikojnë daljen nga kategoria: Këlni ende ka shpresë ta ruajë klasifikimin në kategorinë e parë pas fitores 3:1 ndaj Diusburgut.

Ndeshjet e tjera u mbyllën me këto rezultate:

Mynhengladbah - Berlin 2:2
Shtutgart - Frankfurt 0:2
Bilefeld - Volfsburg 0:1
Kaizerslautern - Hanover 1:0
Dortmund - Nyrnberg 2:1