1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëIzrael

Bota dënon sulmet masive me raketa të Hamasit

7 Tetor 2023

Reagime të tronditura pas sulmeve masive me raketa të Hamasit radikal-islamik kundër Izraelit të shtunën. Mjaft vende shprehin solidaritetin me Izraelin dhe kërkojnë ndalimin e dhunës.

Tym në Gaza -Izraeli kundërpërgjigjet ndaj sulmeve të Hamasit
Sulm i Izraelit në Gaza si kundërpërgjigje pas sulmeve të HamasitFotografi: Mohammed Salem/REUTERS

Malta kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit pas sulmeve me raketa nga Gaza. Ndërkohë reagimet pas sulmeve masive me raketa kundër Izraelit kanë qenë të qarta. Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka dënuar sulmet e Hamasit radikal-islamik kundër Izraelit. "Lajme tmerruese na mbërrijnë sot nga #Israel. Goditjet me raketa nga Gaza dhe shkallëzimi i dhunës na trondisin thellësisht. Gjermania i dënon këto sulme të Hamasit dhe qëndron në krah të Izraelit", shkroi Scholz në platformën X. Edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka dënuar sulmin ashpër. "Unë i dënoj ashpërsisht sulmet terroriste nga Gaza mbi Izraelin", shkroi Baerbock në platformën X, ish-twitter. "Dhuna dhe raketat kundër të pafajshmëve duhet të ndalin menjëherë. Izraeli ka solidaritetin tonë të plotë dhe të garantuar nga e drejta ndërkombëtare që të mbrohet kundër terrorit", ka theksuar Baerbock.

Fotografi: Abir Sultan/Pool via REUTERS

Ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka dënuar sulmet e zgjeruara të Hamasit kundër Izraelit ka shkruar: "I dënoj fuqishëm sulmet terroriste që po zhvillohen kundër Izraelit. Po ashtu reagime vijnë Bashkimi Europian, që dënoi sulmet e Hamasit radikal-islamik. BE ka shprehur solidaritetin me Izraelin. "Unë i dënoj ashpërsisht sulmet e kryera nga terroristët e Hamasit kundër Izraelit. Bëhet fjalë për terrorizëm në formën e tij më të shëmtuar", shkroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në platformën X. Kurse i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell deklaroi se "BE shpreh solidaritetin me Izraelin në këtë kohë të vështirë". Edhe presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel i dënoi sulmet.

 Britania e Madhe po ashtu ka dënuar "qartësisht" sulmin kundër Izraelit.

Njerëzit dhurojnë gjak në Tel Aviv për të plagosurit pas sulmeve me raketaFotografi: Jack Guez/AFP/Getty Images

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly bëri fjalë për "sulme të tmershme" të Hamasit ndaj civilëve izraelitë.Reagime ka pasur edhe nga Ukraina, ku thuhet se Ukraina mbeshtet "të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullin e tij".

Edhe SHBA e ka dënuar sulmin me raketa dhe ka kërkuar "nga të gjitha palët që të heqin dorë nga dhuna". Edhe SHBA e ka dënuar sulmin me raketa dhe ka kërkuar "nga të gjitha palët që të heqin dorë nga dhuna". Sipas të dhënave të veta, SHBA duan të garantojnë që "Izraeli i ka të gjitha mjetet e nevojshme për vetëmbrojtje", bëri të ditur ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. 
"Terrori dhe dhuna" nuk kanë qenë asnjëherë zgjidhje, shkroi Zyra Amerikane për Çështjet Palestineze në platformën X, ish-twitter.