1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bota mban zi për humbjen e "avokatit të të dobtëve"

21 Prill 2025

Vdekja e Papës shkaktoi keqardhje dhe pikëllim të madh në mbarë botën. Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u mblodhën shumë njerëz për të vajtuar për Papën.

Itali Rom 2025 | Shumë besimtarë erdhën në Vatikan duke mbajtur kryqe në kujtim të Papa Françeskut
Shumë besimtarë erdhën në Vatikan duke mbajtur kryqe në kujtim të Papa FrançeskutFotografi: Remo Casilli/REUTERS

Pas lajmit për vdekjen e tij mëngjesin e së hënës së Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit u mblodhën shumë vetë.

Në mbarë botën u shprehën vlerësime për angazhimi e Papa Françeskut për njerëzimin.

Pas lajmit për vdekjen e Papës në sheshin e Shën Pjetrit u mblodhën shumë vetë për t'u lutur për tëFotografi: Alessandra Tarantino/AP Photo/picture alliance

Jo vetëm në Romë por në mbarë botën njerëzit e përkujtojnë Papa Françeskun e ndjerë veçanërisht për përkushtimin e tij ndaj të varfërve dhe të dobëtve.

Avokati i të dobtëve

Gjatë gjithë të hënës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u mblodhën gjithnjë e më shumë njerëz për të vajtuar së bashku për Papën.

Papa duke përshëndetur të dielën (20.04) besimtarët e mbledhur për meshën e PashkëveFotografi: Tiziana Fabi/AFP/Getty Images

Kreu i Kishës Katolike doli vetë të dielën (20.04) për të dhënë urimin në meshën e Pashkëve.

Pelegrinët mbanin kryqe në kujtim të Françeskut dhe në mesditë në bazilikën e Shën Pjetrit ranë këmbanat.