Bota myslimane vazhdon reagimet ndaj fjalimit të Papës
19 Shtator 2006Reklamë
Si rjredhojë qysh nga e hëna 18 shator Vatikani ka ndërmarrë një inciativë diplomatike për t´u shpjeguar njerëzve në botën myslimane përmbajtjen e ligjëratës së Papës. Ka një sërë intelektualësh dhe personalitetesh të politikës që e kanë përshëndetur keqardhjen e shprehur prej personalisht Papës, ndër ta edhe presidenti i ShBA Xhorxh Bush e madje edhe presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad. Citati i përdorur nga Papa i përket fjalimit të një kaizeri mesjetar, përmbajtja përcjell pak a shumë mesazhin, që profeti Muhamet i ka sjellë vetëm të këqia botës. Janë të shumtë ata intelektualë dhe teologë që mendojnë, se një citat i tillë duhet të analizohet në kontekstin e ligjëratës dhe jo i shkëptur. Por për studjuesin e islamizmit, Nazir Hamid Abu Zaid, një ndër mendimtarët më në zë të botës islame aktualisht, kjo është një shprehje negative e Papës ndaj Islamit, pavarësisht nga konteksti. Në intervistë për raidon kombëtare gjermane, "Deutschlandfunk" studjuesi Ziad thekson: "Ky ishte një reagim ndaj citatit të Papës marrë nga shekulli i 14-të. Nuk mund të thuash që ky citat u shkëput prej kontekstit. Vetëm fakti që Papa flet negativisht për Islamin, pavarësisht nga konteksti, në një atmosferë të tensionuar, do të çonte në reagime të tilla." Sipas studjuesit Ziad, Reagimet e botës arabo-myslimane nuk janë thjeshtë vetëm një reagim në rrugë, por një reagim i intelektualëve, udhëheqësve shpirtëror dhe atyre politikë. " Ky është një reagim i kuptueshëm po të nisesh nga atmosfera që karakterizon marrëdhëniet mes botës myslimane dhe asaj jo mysliamne, kryesisht pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Këto marrëdhënie po tensionohen rregullisht. Ç´ka e ka përkeqësuar situatën së fundi ishin karriturat daneze të Muhametit, më pas marrja e pushtetit të palesitnezëve prej Hamasit radikal përmes zgjedhjeve demokratike, si dhe shkatërrimi i Libanit që u shoqërua me heshtjen e botës. Pra ka një atmosferë që i favorizon këto reagime ekstreme." Vetë Papa shprehu keqardhjen për deklaratat e tij që u keqkuptuan, gjë që dëshmon, se ai s´ka dashur ta fyejë botën myslimane. Mos vallë shprehja e keqardhjes nuk është e mjaftueshme? Kësaj pyetjeje studjuesi i islamizmit Dr. Ziad i përgjigjet: "Do të ketë gjithmonë njerëz, që e ekzagjerojnë dhe që nuk do të pranojnë kërkesën për falje. Unë shpresoj që ky hap i ndërmarrë prej Papës do t´i zbusë reagimet. P.sh. gjatë grindjes për karrikaturat s´pati të tilla gjeste. Unë mendoj, se deklarata e Vatikanit është një sqarim me plot përgjegjësi dhe shpresoj që kjo të kontribuojë për të shuar zjarrin e indinjatës në botën islame.
Reklamë