1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brammertz në Serbi: Bashkëpunimi me Hagën nuk është i kënaqshëm

13 Maj 2011

Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës Serge Brammertz, edhe kësaj radhe u largua duarbosh nga Beogradi - bashkëpunimi me Hagën nuk është i kënaqshëm. Ratko Mladiqi fshihet më mirë se Bin Ladeni, thonë zyrtarët serbë.

Niederlande Den Haag UN-Chefankläger Serge Brammertz will effizientes Verfahren gegen Karadzic
Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës Serge BrammertzFotografi: picture-alliance/ dpa

Kryeprokurori i Gjykatës së lartë për krime lufte në ish Jugosllavi, gjatë vizitave të tij të kaluara në Beograd ka arritur të përgëzojë disi bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës dhe vlerësimet e tij kanë qenë pjesërisht të kënaqshme. Megjithatë, sipas deklaratave të zyrtarëve serbë por edhe të vet Brammertzit, kryeprokurori shprehu kësaj radhe shumë qartë pakënaqësinë e tij lidhur me shkallën e bashkëpunimit me Hagën. Dy të kërkuarit nga Tribunali, Ratko Mladiqi dhe Goran Hagjiqi nuk janë arrestuar ende dhe pa kapjen e tyre Serbia nuk mund të përmbushë me sukses bashkëpunimin me Hagën.

Goran Hadžić und Ratko MladićFotografi: picture-alliance/dpa/AP/DWMontage

Asgjë pa presion të fortë mbi Serbinë

Andrej Nosov, drejtor i "Fondit Heartefact" vlerëson, se i ndodhur nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare dhe Serbisë, Serge Brammertz ka bërë një strategji të gabuar. Kjo strategji do të thotë heqje dorë nga presioni i fortë ndërkombëtar ndaj vendeve të rajonit për të dorëzuar personat e kërkuar nga Haga. Pushteti serb në këtë mënyrë ka luajtur vazhdimisht me kartën e rrethanave lehtësuese: njëherë ka qenë arrestimi i Radovan Karagjiqit, pastaj karta e jostabilitetit politik apo edhe diçka e tretë, që bëri të ngadalësohet ky proces, thotë Nosov. "Serbia ndoshta do të fitojë edhe kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe pa arrestimin e Ratko Mlladiqit, por me siguri që në këtë proces bashkësia ndërkombtare do të kthehet që në hapin tjetër përsëri në rrugën, nga e cila është largua më parë. Pra presioni mbi Serbinë duhet vazhduar dhe kjo është ajo që është e rëndësishme. Asnjë qeveri e re nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë proceset e integrimit evropian, pa arrestimin e Mlladiqit dhe Haxhiqit", vlerëson Nosov.

A e ka në dorë vet Mlladiqi fatin e të ardhmes së tij?

Në gjendjen aktuale dhe pas gjithë këtyre viteve që Ratko Mlladiqi, ndodhet në arrati ekzistojnë vetëm dy shpjegime përse ai nuk është arrestuar ende, thekson për Deutsche Wellen Jelena Miliq, drejtoreshë e Qendrës për Studime Evroatlantike. Ose pushteti serb dhe shërbimet e fshehta nuk mund ta lokalizojnë vendndodhjen e tij ose ekzistojnë interesa dhe struktura, për shkak të së cilave ai nuk arrestohet, thotë zonja Miliq.

"Unë jam e bindur se, me kalimin e kohës, gjithnjë e më pak ka të ngjarë që Ratko Mlladiç, vendos vet për fatin e tij. Unë mendoj se Serbia, në njëfarë mënyre, vendos për atë se duhet apo nuk duhet dorëzuar Mlladiqi", thotë Jelena Miliq.

Monument për të vrarët në SrebrenicëFotografi: picture-alliance/ dpa

Për të atin Haga - për familjen vetura

Lajm relativisht i ri në kuadër të vizitës së Serge Brammertz në Beograd është kërkesa e prokurorit serb për krime të luftës Vladimir Vukçeviq, për të negociuar me familjet për dorëzimin e Mlladiqit dhe Haxhiqit. Andrej Nosov nënvizon se kjo shënon një mbrapaktheu në strategjinë e afirmuar më parë nga ish-kryeministri, Vojislav Koshtunica. Atëherë familjet kanë marrë ndihma financiare, mbështetje, shtëpi dhe makina që i ati të dorëzohet në Hagë, kujton Nosov, dhe paralajmëron se situata tani është shumë më e ndryshme:

"Sepse kur këtë e bëri Vojisllav Koshtunica, të pandehurit gëzonin mbështetjen e krejt qeverisë. Nëse ju kujtohet, gjenerali Lazareviç shkoi në Hagë si një hero i madh. Unë nuk jam i sigurt se kryeministri Mirko Cvetkoviq, do të jetë në gjendje të pranojë në takim Ratko Mlladiqin dhe pastaj ta dorëzojë në Hagë edhe nëse ai shkon dhe vetdorëzohet tek ai".

Mladiqi më i zoti se Bin Ladeni?

Si një lloj rrethane lehtësuese ose si pranim të dobësisë e tyre, zyrtarët serbë thonë se Ratko Mlladiqi po fshihet më mirë se Bin Ladeni. Andrej Nosov, vlerëson se kështu në të vërtetë pranohet që diçka nuk është në rregull me sistemin e sigurisë në Serbi.

Ndërsa Jelena Miliq nuk sheh asnjë bazë për krahasim mes Mlladiqit dhe Bin Ladenit, sepse Ratko Mlladiqi ishte pjesë e një strukture të organizuar shtetërore dhe jo pjesë e një rrjeti ndërkombëtar. Ky është mendim sipërfaqësor i politikës ditore, vlerëson Jelena Miliq, prandaj ajo nk beson se ky ka qenë niveli i bisedimeve të autoriteteve serbe me Serge Brammertz-in.

Autor: Ivica Petroviq / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW