Brexit: Presion BE-së me 44 miliardë euro?
10 Qershor 2019Ish-ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson dhe kandidati me më shumë shanse për postin e kryeministres, Theresa May demonstron vendosmëri kundrejt Bashkimit Europian në çështjen e Brexit. Boris Johnson është shprehur për „Sunday Times", se ai do t'i mbante rezervë pagesat në vlerë 44 miliardë euro, derisa të negocionte kushte më të mira me BE. „Për të arritur një marrëveshje të mirë, paratë janë një mjet i jashtëzakonshëm zgjidhjeje dhe vajosjeje e punëve."
Në ujdinë për pagesat e Britanisë së Madhe bëhet fjalë për detyrimet që ky vend ka e duhet t'ia shlyejë BE-së kur të largohet. Në bazë të marrëveshjes së negociuar të Theresay Mayt, kjo shumë do të paguhej me pjesë për disa vite. „Miqtë tanë dhe partnerët duhet ta dinë që paratë do të mbahen derisa të kemi qartësi për procedimin e mëtejshëm."
"Ishte një gabim"
Theresa May u largua të premten nga posti i kryetares së partisë konservatore, sepse rezistenca brenda partisë për politikën e ndjekur ndaj Brexit u rrit së tepërmi. Pasuesi i saj në këtë post do të jetë edhe kryeministër i vendit. Johnson shihet se ka shanse të mira, ndërkohë që disa rivalë të tij luftojnë me disa mëkate të rinisë që u prishin imazhin.
Një tjetër kandidat që ka shanse të mira postin e kreut të Tory është ministri i Mjedisit, Michael Gove. Por në këtë kohë ai duhet të pranonte, se ka marrë kokainë. „Para 20 vitesh, përpara se të martohesha, kam konsumuar drogë", i tha Gove gazetës „Daily Mail". Ai shprehu keqardhje të thellë për këtë. „Ishte një gabim."
Një kryetar partie që nuk udhëton dot në SHBA?
Kam qenë një „gazetar i ri", kur kam marrë kokain, ka thënë ai, përveç kësaj në atë kohë nuk mendonte, se do të hynte në politikë. E parë nga kjo kohë ai do të dëshironte, të mos e kishte bërë këtë gjë, megjithëse ai nuk beson se „gabime të së shkuarës të diskualifikojnë". Kritikët e akuzojnë për hipokrizi, sepse ai ka mbështetur ligje të ashpra për drogën. Ndërkohë nga një ish-këshillues i qeverisë me funksion drejtues Gove duhet të dëgjonte, se me gjasë ai nuk do të lejohet të udhëtojë në SHBA.
Gove nuk është i vetëm me këtë rrëfim. Edhe 7 kandidatë të tjerë, mes tyre edhe ministri në detyrë, Jeremy Hunt dhe ish-ministri i Brexit, Dominic Raab kanë pranuar, se kanë marrë kanabis në të shkuarën. Ministri për zhvillimin ndërkombëtar, Rory Stewart ka pranuar, se në një dasmë në Iran ka pirë opium, duke e quajtur „një budallallëk". Edhe Boris Johnson kishte lënë të kuptohej para 11 vitesh, se me gjasë ka konsumuar kokainë. Më vonë ai e tërhoqi këtë pohim.
la/rb/pgr (afp, dpa, rtr)