Ashtu si shumë ide të pazakonta lindin rëndom në ndonjë lokal mes miqsh, lindi edhe ideja e krisur që një pony, i preferuari i banorëve në Cockington në perëndim të Anglisë, të zgjidhej kryebashkiak nderi. Pony me emrin Patrick në krye të bashkisë jo vetëm që u rregullon humorin banorëve, por josh edhe turistët.