1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Britania e Madhe vazhdon të jetë pikë e preferuar për sulmet e ekstremistëve fanatikë

DW30 Qershor 2007

Nga komentet e shtypit ndërkombëtar të javës

Policia në LondërFotografi: AP


Bombat e gjetura në aeroportin e Ibicës, si dhe në Londër: Terrori në Evropë dhe natyrisht në të gjithë botën ka kohë që nuk është mënjanuar. Britania e Madhe vazhdon të jetë një nga pikat më të preferuara për sulmet e ekstremistëve fanatikë:

Gazeta italiane LA REPUBBLICA shkruan për rrezikun e terrorizmit në Londër:

"Sapo ishte bërë ndërrimi i pushtetit... prej udhëheqësit aventurier të mercenarëve, Tony Blair, tek pasardhësi i tij Gordon Brown, i cili njihet si kundërshtar i invazionit ndaj Irakut, prandaj dy makinat me lëndë shpërthyes në qendër të Londrës janë njëkohësisht një kujtesë për ne, se terrorizmi islamist nuk ndjek një logjikë politikisht rigoroze... "

Gazeta austriake DER STANDARD ndriçon një aspekt tjetër:

"Shqetësimi më i fundit për Salman Rushdin që mori titullin kalorsiak dëshmoi sërish se i shumëpërfoluri "londonizim" vazhdon të vlojë. Propaganduesit islamistë të urrejtjes kanë aty një terren të lehtë. Edhe vetë myslimanët e socializuar në perëndim po radikalizohen për shkak të situatës në Irak dhe Palestinë."

Në këtë kontekst Tages-Anzeiger nga Cyrihu konstaton:

"El Kaida fiton ndikim në Palestinë. Me përfytyrimet e saj apokaliptike të një lufte globale kundër perëndimet... lëvizja terroriste e Bin Ladenit po e shton presionin ndaj rezistencës palestineze (kundër Israelit) që deri tani ka pasur karakter kombëtar. Që nga viti 2004 El Kaida ka hapur në mënyrë sistematike një front të ri që nga Libani e deri në gadishujt Sinai."

Kryeministri britanik, Tony Blair, sapo i dha postin pasardhësit të tij Gordon Brown, kur i kumtuan detyrën e re. Si i dërguar i posaçëm i Quartetit të Lindjes së Mesme, i përbërë nga BE, SHBA-të, Rusia dhe OKB-ja, ai do të ndërmjetësojë në zgjidhjen e konfliktit. E ardhmja e Blair-it ishte gjithashtu një temë e komentatorëve të shtypit ndërkombëtar.

Gazeta pariziene LE MONDE është skeptike:

"Blairi nuk është i padiskutuar. Disa diplomatë në ministrinë e jashtme në Londër mendojnë, se ai bën shumë lëshime ndaj Israelit. Dhe është vështirë të parashikohet se si ish-kryeministri, megjithë vlerat që ka, do të mund të arrijë një sukses të shpejtë aty, ku parardhësi i tij, James Wolfensohn, një vit më parë u dorëzua."

Gazeta holandeze NRC HANDELSBLAD parashikon:

"Blairit do t'i hyjë në punë shkathtësia e ti diplomatike. Jo veëtm sepse, krahas konfliktit palestinezo-israelit po ashpërsohet gjithnjë e më shumë konflikti ndërpalestinez. Por edhe, sepse para së gjithash ai, aleati besnik, është në gjendje që t'ia bëjë të qartë prsidentit amerikan, se mbështetja e pa kushte ndaj Israelit tek e fundit është kundërprodhuese."

Për kancelaren gjermane Angela e Merkel:

Një diplomaci virtuoze, kështu e përshkruan revista britanike THE ECONOMIST kancelaren Angela Merkel, e cila së bashku me Sarkozy dhe Brown përfaqësojnë një brez të ri udhëheqësish në vendet më të mëdha të Evropës; Ky triumf filloi mirë, tani të shohim se si do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin kur kemi të bëjmë me çështje të rëndësishme. Në planin e politikës së brendshme situata për Merkelin është aq e paleverdisshme, saqë "arti i së mudshmes ndoshta nuk do ta ndihmojë dort drejt suksesit".