Britanikët në Berlin dhe risku i një Brexit - preferohet nënshtetësia gjermane
04:30
16 Qershor 2016
Gjermania nuk e do një Brexit, lokomotiva e Europës do të ishte e vetmuar pa Britaninë e Madhe në BE. Por jo vetëm gjermanët, edhe britanikët që jetojnë në BE, shqetësohen nga shkëputja e Britanisë së Madhe. Jeta e tyre do të ndryshonte papritur, pasi ata nuk do të ishin më qytetarë të BE-së. Një reportazh nga Berlini ku jetojnë rreth 10.000 britanikë.