1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brohoritje dhe kritika pas samitit në Poloni

16 Dhjetor 2018

Në Katovice të Polonisë u arrit një marrëveshje e rëndësishme për mbrojtjen e klimës. Por jo të gjithë janë të kënaqur.

Polen Abschluss Weltklimagipfel in Kattowitz
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Skolimowska

Samiti botëror për klimën në Poloni përfundoi punimet dyjavore me miratimin e një dokumenti të përbashkët në Katovice për mbrojtjen e klimës. Vendimet e miratuara do të duhej të ndihmojnë për evitimin e ngrohjes globale, thatësirave, reshjeve dhe përmbytjeve. Në Katovice u nënshkrua një dokument nga 200 vende pjesëmarrëse. Vendet nënshkruese detyrohet të raportojnë për gazrat e dëmshme që lirohen në ajër dhe masat që po ndërmarrin kundër tyre.

Në shtator puna vazhdon

Fotografi: Reuters/K. Pempel

Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres foli për një rezultat "solid" të samitit dhe kërkoi më shumë angazhim për ruajtjen e klimës. Ai ftoi vendet që në shtator të marrin pjesë në një takim të madh të OKB, ku do të mblidhen presidentët dhe kryeministrat. Dokumenti prej 130 faqesh parashikon zbatimin e Marrëveshjes së Parisit, të nënshkruar në vitin 2015. Kjo marrëveshje parashikon parandalimin e rritjes së temperaturave globale në më shumë se 2 gradë celzius. Problemi më i madh i kësaj marrëveshje është kundërshtimi amerikan dhe rezervat e disa vendeve të tjera të mëdha, të cilat thonë se nuk do ta zbatojnë ate.

Shoqatat për mbrojtjen e mjedisit nuk janë të kënaqura me rezultatet e samitit në Poloni. Shefja e organizatës Greenpeace Jennifer Morgan, tha se shumë vende bregdetare kërcënohen nga fundosja në ujë. "Kemi kaluar një vit përplot me katastrofa në klimë, ndaj shkencëtarët në mbarë botën është dashur të bëjnë më shumë."

Vlerësimet

Fotografi: DW/L. Osborne/J. Collins

Delegacionet e 196 vendeve pritën me duartrokitje marrëveshjen e arritur. Ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze (SPD) tha se kjo marrëveshje, në një kohë të vështirë të mosmarrëveshjeve të mëdha, është një shpërblim për konsensusin e arritur. Prej vitit 2024 duhet të angazhohet për mbrojtjen e mjedisit e gjithë bota dhe jo vetëm gjysma.

Për të parandaluar ngrohjet e mëtutjeshme, duhet kufizuar edhe lirimin e gazrave të dëmshme, përdorimin e qymyarit dhe vajit. Studiuesit e klimës thonë se masat janë të domosdoshme dhe urgjente, sepse "ne jemi duke lëvizur me shpejtësi të madhe - por në drejtim të gabuar."

bc/haz/sti (dpa, afp, kna)