Brukseli me pushime & OMGJ në vendet e BE-së
6 Gusht 2010Thuajse asnjë qytet nuk ndryshon kaq shumë gjatë pushimeve të verës sa Brukseli. Jo vetëm politikanët dhe nëpunësit e BE-së kthehen në atdheun e tyre për pushime, por edhe vendasit largohen nga qyteti për t' i kaluar pushimet e verës diku tjetër. Christoph Hasselbach
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mund të fitojnë të drejtën që secili vend ta ndalojë kultivimin e organizmave të modifikuar (OMGJ) gjenetikisht, me një kompromis që mund të lejojë futjen në tokën evropiane të më shumë produkteve të modifikuara gjenetikisht. Aktivistët ekologjistë akuzojnë zyrtarët e BE-së për një lojë jo të pastër duke
thënë se qeverive kombëtare iu është premtuar e drejta ta ndalojnë kultivimin e OMGJ-ve vetëm nëse ato nuk bëjnë opozitë gjatë procesit të autorizimit. Por përkrahësit e kësaj lëvizjeje thonë se Brukseli thjesht po përpiqet të dalë nga qorrsokaku aktual duke argumentuar se siguria e përgjithshme dhe shqetësimet për mjedisin janë të pabazuara. Nina-Maria Potts