Budapest: Arti dhe Kultura në darën e pushtetit
9 Tetor 2020Që prej dy vjetësh pothuajse në të gjitha teatrot në kryeqytet dhe në krahina drejtuesit po zëvendësohen nga njerëz të partisë në pushtet FIDES të kryeministrit Viktor Orban. FIDES konsideron rymat artisitke të teatrit gjerman si përgjegjëse për një influencë „shkatërrimtare" kulturore.
Për të protestuar ndaj masave të tilla që prej disa javësh studentët kanë barrikaduar hyrjen në Universitetin të Teatrit dhe Artit Filmik në Budapest. Pllakat prej druri dhe shiritat me letër ngjitëse, që të vendosura prej tyre i pengojnë drejtuesit e rinj që të hyjnë në universitet. Ata këndojnë në shenjë proteste. Sepse qeveria hungareze u aka hequr kompetencat shkollave të larta dhe institucioneve kulturore. Dhe ka krijuar për Universitetin e Budapestit ekstra një fondacion të ri.
Një ndër përfaqësuesit e studentëve protestues thotë: „Ne kërkojmë që drejtoria e re të japë dorëheqjen. Ne do të luftojmë së bashku kundër pushtetit shtypës."
Një nga drejtueset e protestës së studentëve është Panni Szurdi. Ajo mban lidhje me ish-profesorët e universitetit, që kanë dhënë dorëheqjen për shkak të marrjes së drejtimit nga qeveria dhe ndodhen tani nën presion. „Qeveria është duke zhvilluar kundër nesh një luftë të vërtetë. Profesorët tanë dhe studentët përballen vazhdimisht me shpifje."
Kështu për shembull Laszlo Upor. Ai është dramaturg dhe u zgjodh para pak kohe rektor i Universitetit, por drejtoria e re e Universitetit e shkarkoi atë menjëherë nga posti. Ashtu si pjesa më e madhe e profesorëve, edhe ai e mbështet protestën. „Pika më e rëndësishme e së ashtuquajturës reformë e qeverisë është që t'i marrë praktikisht senatit të universitetit, përfaqësuesve të studentëve dhe profesorëve ndikimin në marrjen e vendimeve të kuratoriumit të fondacionit. Kjo është përcaktuar në dokumentin themelues.
Qeveria populiste e djathtë e Hungarisë ka hapur një lloj lufte kulturore, siç e quan ajo. Të rinjtë duhet të marrin edukatë patriotike, thotë ajo. Në Budapest nuk flitet më për lirinë dhe shkencën.
Në fjalimin e tij para parlamentit (21.09) kryeministri Viktor Orban theksoi: "Edukimi patriotik bën që fëmijët të mos kthehen në skllevër. Ne duam vetëm që ata ta kuptojnë atë që kanë arritur të parët tanë dhe ta çojnë atë edhe më tej. Nuk është e thjeshtë t'i bësh të tjerët që të kuptojnë se është gjë e bukur të jesh patriot, por ne do t'ia dalim mbanë."
Fondacioni i ri i universitetit nuk ka vendosur ende kontakt me studentët protestues të mbledhur rreth Panni Szurdi-t.
Regjisori konservator Attila Vidnyanszky është drejtor i fondacionit të universitetit. Ai deklaroi për një stacion televiziv të afërt me qeverinë, se armiqtë e Hungarisë, forcat e huaja, i kanë nxitur studentët që të dalin në protesta. „Ata janë forca të frikshme. Ajo është një ushtri që ushtron aktivitetin në internet, një trupë ndërkombëtare. Ne kemi informacione nga vendet e tjera, por më kanë thënë edhe kolegët e teatrit se protestat organizohen nga rrethe të caktuara. Kjo është shumë e dhimbshme.”
Por studentja Panni Szurdi mendon ndryshe: "Ne i njohim teoritë e forcave të huaja që ndodhen në prapavijë, që gjoja duan të sulmojnë Hungarinë. Me teori të tilla konspiracioni ata shkatërruan organizatat joqeveritare që luftonin për të drejtat e njeriut. Qeveria e përdor gjithnjë këtë kartë."
Lufta kulturore në Hungari nuk ka kapur vetëm universitetet. Shumë grupe teatrore, që merrnin subvencione shtetërore janë mbyllur tashmë. Edhe „Trafo" – një teatër eksperimental në Budapest është duke luftuar për ekzistencën. Punonjësit e tij duan që të luftojnë kundër presionit që ushtrohet nga lart.
Drejtori i Teatrit eksperimental Vilmos Vajdai vëren:”Teatri i pavarur është halë në sy të pushtetarëve. Ata duan të na shuajnë. Por nuk e kanë të lehtë. Ne mund të luajmë teatër edhe duke pasur shumë pak para, sepse për këtë punë jemi. Ata nuk do ta kenë të lehtë edhe me studentët, të cilët nuk thyhen lehtë. Duket se konflikti do të zgjasë.
Skena kulturore dhe studentët nuk janë pa mbështetje në protestën e tyre. Në muajin shtator ata krijuan një zinxhir me njerëz, që fillonte tek universiteti dhe mbaronte tek parlamenti hungarez. Në të morën pjesë mijëra banorë të Budapestit. Edhe teatrot nga vendet e tjera jashtë Hungarisë janë duke reaguar. Në shenjë proteste kundër politikës së qeverisë hungareze, edhe teatri me emër gjerman, Berliner Ensemble, i ka anulluar shfaqjet që kishte planifikuar të jepte në Hungari.