Bullgaria ndryshon ligjin zgjedhor
27 Tetor 2016Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të 6 nëntorit Bullgaria ndryshoi ligjin e saj zgjedhor duke ua bërë në këtë mënyrë 21 kandidatëve më të vështirë për të fituar që në raundin e parë të votimit.
Sipas vendimit të Parlamenti në Sofje tani kanë si të vlefshme duhet të llogariten edhe votat e atyre votuesve që kryqëzojnë tek kutia "Unë nuk mbështes askënd".
Reduktim i ndikimit të Turqisë
Parlamenti ngriti gjithashtu kufirin e sipërm të numrit të qendrave të votimit për bullgarët që jetojnë në vendet e tjera të BE-së. Ndërsa për vendet që nuk janë anëtare të BE-së ky kufi mbetet në 35. Me këtë synohet të reduktohet ndikimi i Turqisë në politikën e brendshme bullgare.
Në Bullgari jeton një pakicë turke, ndërkohë që në Turqi jetojnë qindra e mijëra turq etnikë, të cilët u dëbuan nga Bullgaria para rënies së komunizmit. Megjithatë kufiri i sipërm prej 35 i numrit të qendrave votimeve vlen edhe për qindra-mijëra bullgarë që jetojnë në SHBA.
Raund balotazhi
Nëse në raundin e parë të votimit asnjëri nga kandidatët nuk merr më shumë se gjysmën e votave, atëherë mes dy kadidatëve me numrin më të lartë të votave do të vendosë balotazhi. Kandidati i partisë më të madhe në pushtet GERB, Zezka Zaçeva, kryeson sipas anketave të votuesve kundrejt kandidatit të opozitës socialiste, gjeneralit Rumen Radev, i cili konsiderohet si mik i Rusisë.