1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bullgaria planifikon në 2016 ndërtimin e një centrali bërthamor & Turqia planifikon ndërtimin e dy centraleve bërthamorë

18 Mars 2011

Në Bullgari duhet të ndërtohet deri në vitin 2016 një central i ri bërthamor. Mbrojtësit e mjedisit paralajmërojnë për rrezikun nga teknika ruse dhe pasojat e termeteve eventuale. Belene, ku duhet të ndërtohet centrali, gjendet në një zonë të rrezikuar nga lëkundjet e tokës. Termeti i fundit ka ndodhur këtu në vitin 2009, informon Andreas Meyer-Feist.

Turqia ende nuk ka centrale bërthamore, por dy të tilla janë në planifikim. Këto centrale i përkasin brezit të katërt më të ri të gjeneratorëve të reaktorëve dhe duhet t' u përgjigjen standardeve më të larta të sigurisë. Së shpejti pritet të fillojë ndërtimi i centralit të parë bërthamor në Akuyu të Turqisë në rajonin Mersin të Mesdheut. Ky projekt ndërtimi drejtohet nga sipërmarrja ruse për centralet bërthamore Rosatom. Marrëveshja u nënshkrua vitin e kaluar. Parashikohet që punimet e ndërtimit të fillojnë në fund të vitit. Por Akuyu në Jug të Turqisë ndodhet direkt në zonën e pllakës tektonike Ecemiş. Përpara 40 vjetësh një komision shkencëtarësh e vlerësoi këtë zonë si të parrezikshme për ndërtimin e centraleve bërthamore. Özay, Başak

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi