1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bullgaria rrezikohet nga krimi i organizuar

Gerwald Herter31 Tetor 2005

Pas vrasjes nga ana e mafias të një nga biznesmenëve më të pasur, Emil Kyulev, Bullgaria po i kundërpërgjigjet kriminalitetit të organizuar

Sofia, Këshilli i Ministrave
Sofia, Këshilli i MinistraveFotografi: DW

Me vrasjen spektakolare të javës së shkuar, mafja bullgare tregon, se nuk ka ndër mend të lëshoj pe. Një ditë pas paraqitjes së raportit nga Këshilli Evropian në lidhje me hapat e bëra përpara dhe me mangësitë e Bullgarisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, u vra gjakftohtësisht biznesmeni, Emil Kyulev. Numri dy për nga pasuria i Bullgarisë ishte i vetëm në makinë, i pashoqëruar nga truproja e tij, në momentin që u qëllua. Ai mbeti i vrarë në bulevardin më të njohur të Bullgarisë. Kyulev bënte pjesë në grupin më të madh të sigurimeve të Bullgarisë dhe të një nga bankave më të mëdha. Pasuria e tij vlerësohet në shumën e një gjysëm miliardi euro. Përveç kësaj Kyulev ishte edhe këshilltari ekonmik i presidentit Parvanov. Për prokurorin e përgjithshëm, Nikola Filçev është e qartë që arsyeja e kësaj vrasjeje është: "Nuk bëhet fjalë për tregti droge, por për ndarjen e rrugëve të kontrabandës. Unë mendoj, se kjo është një vrasje politike."

Tanimë kufirin bullgar dhe në brendësi të Sofjes po ushtrohet kontroll i rreptë. Policia bullgare kontrollon mbi të gjitha makinat fuoristrada me xhama të errët. Këto lloj makinash nuk ishin kontrolluar me vite të tëra, megjithëse çdo bullgar e di mirë, se kujt i përkasin, domethënë kriminelëve të organizuar. Mafja e fuqishme bullgare fiton miliona duke ushtruar kontrabandë, duke fallsifikuar para dhe duke u marrë pjesërisht me biznese legale. Ndërmjet grupeve mafjoze ka shpesh dhe grindje për larje hesapesh. Të shtëna dëgjohen edhe në mes të ditës edhe në rrugët e mbushura me kalimtarë. Për këtë nuk ka statistika zyrtare, por mendohet se këto 5 vitet e fundit, kanë humbur jetën 120 persona. Më e keqja është, se nuk është sqaruar shkaku dhe arsyeja e asnjërës prej këtyre vrasjeve. Kryeministri i ri bullgar Sergej Stanishev, dëshiron t'a ndryshojë patjetër këtë situatë, sepse qeveria e tij është nën presionin e ndjeshëm të Bashkimit Evropian: "Ne nuk do ta durojmë më që kriminelët e organizuar të shpëtojnë pa u dënuar. Kjo do të ishte e rrezikshme për Bullgarinë dhe pjesëmarrjen në BE. Kjo qeveri ka vullnetin t´i jap fund kësaj situate. Prej vitesh rrezikohet shteti bullgar nga krimi i organizuar."

Bullgaria mund të hyjë në BE që në vitin 2007. Por kjo vetëm në rast se Bullgaria bën hapa të mëdha përpara. Brukseli mund t'a shtyjë hyrjen në BE të vendeve të Ballkanit edhe një vit, domethënë në 2008. Në renditjen e kërkesave të BE-së qëndron lart luftimi i korrupsionit edhe krimit të organizuar.
Politikanët dhe mediat e Bullgarisë e shohim këtë krim si deklarim të mafjes kundër qeverisë dhe presidentit. Kryeministri i Bullgarisë, Stanishev nuk dëshiron të prononcohet tani për tani. Por ai është shprehur qartë, se qeveria e tij nuk i trembet mafjes: "Unë nuk jam mik i fjalëve të mëdha. Në fillim i kemi deklaruar luftë mafjozëve dhe më pas kemi nënshkruar armëpushimin. Por këtë rradhë nuk do të ketë më kompromise." Komandot në mision spastruan javën e shkuar, banda të fshehura kriminale dhe vunë në shënjestër automjete të ndryshme. Policia bullgare arrestoi javën e shkuar 150 të dyshuar. Po hetohet në lidhje me shkaqet e vrasjes së Kjulevit. Hetimet paraqesin vështirësi, sepse Kjulev ka patur kontakte të shumta me pjesëtarë të nomenklaturave të mëparshme. Shumë ekspertë bullgarë mendojnë, se komunistët që kanë qenë në pushtet kanë në dorë pikat kyçe të ekonomisë.