1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundestagu gjerman me punë të kufizuar

Marcel Fürstenau / Bahri Cani21 Nëntor 2013

Bundestagu po pret krijimin e koalicionit të ri qeveritar për të filluar punën seiroze. Deri tani është mbajtur vetëm një seancë, ndërkohë që deri në janar nuk pritet punë seioze.

Fotografi: picture-alliance/dpa

As dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 22 shtatorit në Gjermani ende nuk është krijuar koalicioni i ri qeveritar dhe nuk do të krijohet mbase deri në Krishtlindje. Një javë para natës së shenjtë, me 17 dhjetor mund të ndodhë që deputetët për herë të tretë të votojnë Angela Merkelin në postin e kancelares. Kështu të paktën parashikohet me planin e paraqitur në Bundestag. Parakushti kryesor është marrëveshja për koalicion mes partive të Unionit(CDU/CSU)dhe socialdemokratëve. Ndërkohë që e Majta dhe Ekologjistët do të mbeten në opozitë.

Deri në krijimin e koalicionit të ri, Bundestagu gjerman është pothuajse i paralizuar, sepse nuk mund të miratojë ligjet që propozohen nga qeveria. Teorikisht është e mundur që të propozohen projektligje, por praktikisht në këtë drejtim nuk po ndodhë gati asgjë. Kjo sepse ende nuk dihet me sigurit të plotë se në cilin drejtim do të shkojë koalicioni dhe ku duhet të bëhen kompromise.

Për çështjet më të rëndësishme mund të mbahen seanca të jashtëzakonshme

Mungesa e marrëveshjes për koalicion po mban peng edhe punën e Parlamentit, i cili është konstituuar me 22 tetor, një muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Ky është edhe afati për konstituimin e parlamentit të ri. Por prej 22 tetorit deputetët kanë bërë shumë pak.

Në foto, Angela MerkelFotografi: JOHANNES EISELE/AFP/Getty Images

Me 18 nëntor është mbajtur me kërkesën e ekologjistëve një seancë e jashtazakonshme. Pika e vetme ishte spiunimi i kancelares Angela Merkel nga shërbimi sekret amerikan NSA. Kancelarja Merkel shfrytëzoi këtë rast për të lëshuar edhe një kumtesë qeveritare lidhur me samitin e BE dhe e gjitha përfundoi me kaq.

Zgjedhjet emergjente

Për punën e Bundestagut shumë të rëndësishme janë aktivitetet e komisioneve, në të cilat gjenden deputetë nga të gjitha partitë parlamentare. Ata duhet të shqyrtojnë temat për shëndetësinë, financat apo shkollimin. Nga debatet e tyre krijohet edhe baza e ligjeve të reja. Ekspertët japin sugjerime për tema të caktuara, sepse asnjë deputet nuk mund t'i njohë të gjitha fushat deri në detaje.

Me 28 nëntor do të mbahet edhe një seancë e jashtëzakonshme, me kërkesën e CDU/CSU dhe SPD, ku do të krijohet një komision i veçantë. Kryetari i Bundestagut Norbert Lammert CDU)të mërkurën tha se duhet krijuar një komision i cili do të përgatiste temat më të rëndësishme për trajtim.

Parlamenti duhet të miratojë misionet jashtë vendit

Ndër këto detyra janë edhe misionet jashtë vendit të Bundeswehrit, të cilat përfundojnë në fund të vitit. Pasi që Bundeswehri është një e ashtuquajtur armatë e parlamentit, ushtarët gjermanë mund të mbeten në misionet jashtë vendit, si për shembull në Afganistan apo në Ballkan, vetëm me vendimin e Bundestagut. Komisioni duhet të përgatitë vendimet në mungesë të koalicionit qeveritar, por edhe pse mungon koalicioni i ri, në parlament kanë mundur të krijohen disa komisione të reja. Si për shembull: komisini për Mbrotje, Politikë të Jashtme dhe Çështjet e BE.

Në foto, Norbert LammertFotografi: picture alliance/Wolfgang Minich

E Majta: nuk duam të rrimë kot

Kërkesa e të Majtës, për krijimin e gjashtë komisioneve parlamentare nuk është miratuar. Partnerët e mundshëm në koalicion (CDU/CSU dhe SPD)kanë votuar kundër. Përfaqësuesi i të Majtës Dietmar Bartsch kritikoi CDU/CSU dhe SPD për mbajtjen peng të parlamentit, për shkak të negociatave për koalicion. Bundestagu është sovran. "Ne nuk duam të paguhemi dhe të rrimë kot", tha ai.

Ndërsa kryetari i parlamentit Lammert tha se gjetja e zgjidhjes përmes krijimit të një komicioni të veçantë është e mirë, por këtë e kanë kritikuar edhe ekologjistët. Shefja e deputetëve të ekologjistëve në Bundestag Katrin Göring-Eckardt tha se parlamenti është bllokuar. Puna e mirëfilltë e tij nuk mund të pritet para mesit të janarit, kur më në fund do të fillojë periudha e re liegjslative e tij.