1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundestagu votoi në favor të reformës së ligjit zgjedhor

17 Mars 2023

Pas vitesh polemikash, Bundestagu miratoi një reformë të ligjit zgjedhor që synon kufizimin e përhershëm të numrit të deputetëve në 630. Një projekt i SPD, të Gjelbërve dhe FDP-së mori shumicën e thjeshtë të kërkuar.

Bundestagu voton ndryshimin e ligjit zgjedhor
Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture-alliance

Pro reformës votuan 399 deputetë. Kundër votuan 261 deputetë dhe 23 abstenuan. Në hapje të debatit në Bundestag për reformën e ligjit zgjedhor, SPD bëri sërish fushatë për miratimin e saj. Zëdhënësi i SPD për punët e brendshme Hartmann tha se ligji i ri zgjedhor ishte një sinjal i qartë se vetë politika nuk e përjashtonte veten nga ndryshimi. Kështu, njeriu dëshmon aftësinë e tij për reforma.

Kryetari i grupit të CSU në Bundestag, Alexander Dobrindt, shqiptoi ​​kritika. Ai e quajti reformën e ligjit zgjedhor një akt mosrespektimi për votuesit, opozitën dhe demokracinë. Sipas tij, koalicioni tripartish në pushtet dëshiron të largojë partinë E Majta nga parlamenti dhe të sfidojë të drejtën e CSU-së për të ekzistuar. Këtë mëngjes, Sekretari i Përgjithshëm i CSU-së Huber tha për radion Deutschlandfunk se propozimi i reformës zgjedhore i koalicionit tripartiak ishte jodemokratik. Ai foli për sulm ndaj mandateve të drejtpërdrejta. Është absurde që dikush që fiton zonën e tij elektorale mund të mos lejohet përfundimisht të ulet në Bundestag. Projektet e reformës së ligjit zgjedhor drejtohen sipas tij qartë kundër Bavarisë dhe CSU-së.

Merz sinjalizon se do ta apeloj vendimin në Karlsruhe

Projektligji synon të kufizojë përgjithmonë numrin e deputetëve në 630. Për ta arritur këtë, duhet të hiqet dorë nga mandatet shtesë të mbipërfaqësimit dhe kompensimit. Përveç kësaj, deputetët, partia e të cilëve nuk e ka kaluar kufirin e pesë për qindshit, nuk do të jenë më në Bundestag. Në votimet e brendshme brenda grupeve parlamentare të tri partive në pushtet, projektligji kishte marrë së fundmi një shumicë të qartë. SPD, të Gjelbrit dhe FDP argumentojnë se ulja prek të gjitha partitë në mënyrë të barabartë. Prandaj reforma është e drejtë dhe kushtetuese. AfD u shpreh në parim është në përputhje me objektivat.

Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture-alliance

Kreu i grupit parlamentar të Unionit, Friedrich Merz, ka bërë të ditur tashmë se do të bëjë ankim për kontrollin e standardeve kundër reformës së ligjit zgjedhor në Gjykatën Kushtetuese Federale në Karlsruhe. Edhe partia E Majta po mendon të bëjë një ankim kushtetues.

Federata e Tatimpaguesve parashikon 340 milionë euro kursime

Zbatimi i reformës së ligjit zgjedhor mund të rrezikojë hyrjen e CSU në Bundestag në të ardhmen. Kjo parti, e cila kandidon vetëm në Bavari, është ende e lidhur me një prag prej 5 përqind në të gjithë Gjermaninë. Në vitin 2021, ajo e kaloi ngushtë atë. Planet e koalicionit tripartiak përfshijnë gjithashtu heqjen e klauzolës e mandatit bazë (Grundmandatklausel). Kjo u mundëson partive që kanë fituar tre mandate të drejtpërdrejta të hyjnë në Bundestag. Partia E Majta aktualisht përfaqësohet në Bundestag vetëm falë kësaj klauzole. Ajo nuk e kaloi shifrën prej 5% në zgjedhjet e 2021.

Federata e Tatimpaguesve vlerëson se reforma e ligjit zgjedhor do të kursejë të paktën 340 milionë euro çdo legjislaturë. Kryetari i federatës së taksapaguesve Holznagel megjithatë i quajti planet "joambiciozë". Ai tha për gazetat e Shtutgartit se një reformë reale e ligjit zgjedhor duhet të mjaftohet me 598 deputetë, siç e parashikon ligji zgjedhor në fuqi. Për një punë efikase parlamentare do të mjaftonin edhe 500 deputetë.

aud (dpa, dlf)