1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundestagu zgjat mandatin e trupave në Kosovë / Merkel nderohet në Uashington me Medaljen e Lirisë / Berlini synon të heqë dorë nga energjia atomike

Esat Ahmeti10 Qershor 2011

1. Parlamenti gjerman miratoi të enjten në mbrëmje (09.06.2011) në Berlin zgjatjen e mandatit të trupave gjermane në Kosovë edhe me një vit tjetër. Debatin e ndoqi edhe ministri kosovar i punëve të jashtme Enver Hoxhaj. Anila Shuka.

2. Të martën në mbrëmje (07.06.) kancelarja gjermane Angela Merkel mori në Uashington Medaljen e Lirisë të SHBA-së, nderimin më të lartë civil që jepet në këtë vend. Ky ishte edhe kulmi i vizitës shtetërore të Merkelit, i cili filloi të hënën me një darkë të përbashkët me presidentin Obama në një restaurant të Uashingtonit. Dorëzimi i medaljes u zhvillua gjatë një banketi shtetëror për kancelaren në Shtëpinë e Bardhë. Të dyja palët u përpoqën gjatë vizitës që të largojnë konfuzionet transatlantike të shkaktuara para së gjithash nga abstenimi i Gjermanisë në votimin për rezolutën e Libisë në KS të OKB-së. Christina Bergmann informon nga Uashingtoni.

3. A do arrijë Gjermania të heqë dorë nga energjia atomike brenda një dekade? Politikanët flasin për një "operacion zemre", në ekonominë e katërt më të fuqishme të botës. Qeveria gjermane ndodhet para disa problemeve dhe kërkon që të marrë mbështetjen edhe të opozitës. Bernd Gräßler.