1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundeswehri dhe Afganistani / Bajram Rexhepi në Berlin / Bamir Topi në Shkup / Reagimet ndaj dorëzimit të përgjigjeve të pyetësorit në Bruksel

16 Prill 2010

P

ërveç tërmetit shkatërrimtar në provincën Qinghai në perëndim të Kinës që i kushtoi me jetë të paktën 800 njerëzve dhe vullkanit në Islandë si pasojë e të cilit nga retë e krijuara në shumë pjesë të Evropës u krijua një kaos nga bllokimi i fluturimeve, një ngjarje tjetër që tërhoqi vëmendjen e opinionit në Gjermani në javën që po lëmë pas ishte vrasja e katër ushtarëve gjermanë dhe plagosja e disa të tjerëve në Afganistan. Kështu numri i ushtarëve të vrarë në Afganistan që prej fillimit të misionit të ushtrisë gjermane atje ka arritur në 43. Ushtarëve gjermanë që pas përjetimeve në luftime në Irak apo Afganistan u është dashur vite me radhë të luftojnë për njohjen e dëmit shëndetësor të pësuar gjatë shërbimit në luftë. Debatet mjekësore dhe burokratike i ngarkojnë të traumatizuarit edhe më shumë. Christoph Heinzle me hollësi.

A

s një javë pas zgjedhjes së tij në postin e ministrit të brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, iu përvesh menjëherë punës në arenën ndërkombëtare. Vizita e tij e parë jashtë shtetit do të ishte në Gjermani. Së bashku me homologun e tij gjerman Thomas de Maiziere ai nënshkruajti në Berlin dy marrëvshje bilaterale që konsolidojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve për luftimin e migracionit të paligjshëm, krimit dhe sigurisë. Anila Shuka më gjerësisht.

P

residenti i Shqipërisë Bamir Topi qëndroi të mërkurën dhe të enjten për një vizitë dy ditëshe zyrtare në Maqedoni. Marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe hapërimi i përbashkët i të dyja vendeve drejt integrimit ne BE dhe NATO , kanë qenë tema boshte e bisedimeve midis Presidentit Ivanov dhe homologut të tij shqiptar Topi. Nga Shkupi informon Fatos Musliu.

D

orëzimi nga qeveria shqiptare në Bruksel i përgjigjeve të pyetësorit për procesin e integrimit europian u përcoll me reagime të ndryshme në Shqipëri. Nisur nga kriza aktuale politike që shfaqet me mungesën e opozitës në parlament, analistët dhe komentatorët e medias duken të ndarë në efektet që do të japin zhvillimet e brendshme aktuale në hapat integrues për anëtarësimin në BE. Arben Muka.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë