1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bursat "afër panikut"

10 Gusht 2011

Pas të hënës së zezë (08.08), edhe të martën mbizotëronte nervozitet në tregun financiar. Tregu i aksioneve gjermane, DAX ra kohë pas kohe për më shumë se shtatë për qind.

Bursa gjermane në Frankfurt më 9 gusht
Bursa gjermane në Frankfurt më 9 gushtFotografi: dapd

Të hënën (08.08) disa përpiqeshin ta përshkruanin gjendjen në tregun financiar duke e krahasuar me pamjen e një stuhie vere. Një mot i keq i shkurtër që së shpejti kthjellohet përsëri. Ky imazh ndodhi të martën (09.08) sepse DAX u rrit në fillim të hapjes së tregut të bursës në lartësinë më të mirë prej 6.000 pikësh. Por pak kohë më vonë zbriti në 500 pikë më pak. Në dhjetë ditët e kaluara barometri i bursës humbi kështu një të kartën e vlerës së tij. Me fjalë të tjera bursat në 30 sipërmarrjet më të mëdha gjermane, pas këtyre dhjetë ditëve të fundit të qarkullimit tregtar, ranë në një vlerë 25 për qind më pak. Kjo duket më shumë një rënie e lirë se sa një karuzel.

Kriza në bursat botëroreFotografi: AP

Edhe mosmarrëveshjet politike, shkaktar të kësaj situate

„Kjo situatë relativisht është afër një paniku. Pjesërisht kjo është e justifikueshme që në fakt këtu projektohen nga pikëpamja ekonomike pritjet për një rritje më të ulët ekonomike, që këtu projektohen frikërat për recensione, por të shohësh shpejtësinë me të cilën ndodh e gjitha kjo, duhet të pyesësh a mungojnë këtu para për qarkullimin financiar, apo nëse kemi të bëjmë me panik që është bërë që tani tepër i madh", thotë kryeekonomisti i Bankës, Julius Bär, David Kohl.

Kurse shumë njerëz që merren me bursën e shohin shkakun e rënies së bursave në përplasjet që po përjeton aktualisht bota, në mosmarrëveshjet e politkës në euro-zonë dhe në SHBA.

Problemi kryesor: Ti kthehet besimi investitorëve

„Unë mendoj se problemi kryesor në të vërtetë është që të rikthehet besimi i investitorëve. Kjo do të thotë: se është i nevojshëm një plan i besueshëm dhe stabil afatmesëm që do të krijonte mundësinë e kthimit në ekuilibër të financave të shtetit, në një ekuilibër edhe për mundësinë e kthimit të borxheve në një periudhë kohore aftagjatë", tha ai.

"Kjo nuk është e lehtë", mendon Moritz Krämer nga agjencia e klasifikimit të riskut , Standard und Poor´s.

Frika që kjo agjenci mund të marrë hapa të tjerë për klasifikimin e shteteve në Europë ka vënë në lëvizje tregun për huatë e shteteve. Pikërisht interesat për borxhet e shteteve spanjolle dhe italiane janë ulur, sepse me sa duket Banka Europiane Qëndrore siç njoftoi është aktive edhe më tej dhe po blen bonot e vendeve që janë në krizë. Por kuotat për rrezikun me bonot përshembull nga Franca u ritën. Vëzhguesit e tregut tani druhen se Franca mund të jetë vendi në rradhë që do të humbasë dashamirësinë e agjencive të vlerësimit të kriditimit. Agjencia e klasifikimit sidoqoftë ka në mëndje hë për hë shtete të tjera dhe dhe jo Francën, thotë Kremer.

Panik tek investitorët për shkak të rënies së bursaveFotografi: dapd

Panik: Situata mund të përkeqësohet

Bëhet fjalë për shembull për Italinë, Spanjën dhe jo për Francën . Dhe është interesante të vërehet që agjenica nuk ka objektiv as Irlandën ku kemi që prej marsit një perspektivë stabile".

Investuesit këto fjalë megjithatë nuk i qetësojnë. Ata druhen se situata do të ashpërsohet nga kjo dhe nga ajo ana tjetër e Atlantikut dhe se ekonomia botërore mund të bjerë në një recesion. Kjo do të prekte natyrisht sipërmarrjet gjermane të cilat janë të varura nga konjukturat botërore.

Autor: Erhard Mischa/M.Kelmendi

Redaktoi: Bahri Cani

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW