Bush falendëron Bullgarinë për angazhimin në Irak dhe Afganistan
11 Qershor 2007Reklamë
Sofje: Në përfundim të vizitës së tij tetëditore në Evropë presidenti amerikan Xhorxh Bush qëndroi në Bullgari. Gjatë një bisede të zhvilluar me presidentin bullgar Georgi Parvanov ai falendëroi udhëheqjen bullgare për angazhimin në Irak dhe Afganistan. Bush u shpreh i impresionuar me reformat ekonomike të tregut duke kërkuar njëkohësisht nga qeveria në Sofje që të përforcojë luftën kundër korrupsionit.