1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush i bën thirrje Kongresit dhe popullit amerikan për të patur durim në luftën në Irak

11 Korrik 2007


Uashington: Në kushtet kur një anketim i ri tregon se kundërshtimi i publikut amerikan ndaj luftës mbetet i lartë, presidenti Bush i bëri thirrje Kongresit dhe popullit amerikan, që t’i japin më tepër kohë që të funksionojë politika e tij në Irak. Disa ditë para përfundimit të afatit, kur presidenti duhet t’i dërgojë Kongresit raportin e përkohshëm mbi Irakun, gjatë një vizite që bëri në Klivlend, të shtetit Ohajo, Bush bëri thirrje për durim: "Besoj se është në interesin e vendit, që t’i jepet komandantit shanci për të zbatuar plotësisht operacionet e tij. Dhe unë jam i mendimit se Kongresi duhet të presë, deri sa gjenerali Petreas të kthehet nga Iraku dhe t’i bëjë një vlerësim strategjisë që ai po zbaton, para se të marrim ndonjë vendim." - tha Presidenti.