1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush i mbetet besnik strategjisë së tij në Irak

25 Korrik 2007

Në kohën e shtimit të rezistencës kundër strategjisë së tij ndaj Irakut, presidenti amerikan, Xhorxh Bush sërish ka refuzuar të gjitha kërkesat për tërheqjen e shpejtë të trupave. Gjatë një vizite në bazën ushtarake ajrore, në Çarllston, presidenti Bush tha se rrjeti terrorist Al Kaida dhe mbështetësit e tyre kërcënojnë që në rast tërheqje të trupave ta shndërrojnë Irakun në një bazë për përhapjen e dhunës në mbarë botën. Edhe me këtë rast, Bush iu referua informacioneve të shërbimeve sekrete amerikane. "Ato konfirmuan se të ardhurit në Irak janë fuqia kryesore e Al Kaidës. Ata janë liderë dhe e organizojnë numrin më të madh të sulmeve. Përgjegjësinë për shumicën e sulmeve në Irak e mbajnë pra terroristët e ardhur nga vendet e tjera", theksoi presidenti Bush, i cili konfirmoi se ministria amerikane e mbrojtjes është e përgatittur të qëndrojë në Irak edhe dy vjet të tjera.