1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush kërkon më shumë demokraci dhe të drejta të njeriut në Vietnam

23 Qershor 2007
Uashington: Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka kërkuar prej qeverisë komuniste në Vietnam, që të forcojë demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo është me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit, deklaroi Bush pas një takimi me presidentin Nguyen Minh Tiret, në Uashington. Presidenti i Vietnamit foli për shkëmbimin e hapur të mendimeve, por dallimet e fundit në mendime nuk do të duhej të cënojnë interesat e këtyre vendeve. Kundërshtarët e dikurshëm në luftë i kanë normalizuar marrëdhëniet tregtare para gjashtë muajsh.