1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush shpreh shqetësim për forcimin e terroristëve në Pakistan

22 Korrik 2007

Presidenti Bush në fjalimin e tij të përjavshëm në radio u ndal këtë herë në fuqizimin e terroristëve deri në masën për të sulmuar, në saje strehimit që kanë gjetur në Pakistan. Bush theksoi se:
Ne do të bashkëpunojmë me partnerët tanë, për të mos lejuar që Al-Kaida të gjejë strehim në Pakistan, apo gjetkë, në ndonjë vend tjetër të botës".
Bush tha gjithashtu se ai do të marrë një vendim për tërheqjen e trupave nga Iraku, bazuar tek këshilla e politikanëve në Uashington. Ai thotë se është në dorën e komandantëve në fushën e betejës, për të vendosur se kur do të jetë fituar lufta.