1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush: Suksesi i arritur në Irak bën të mundur largimin e trupave prej andej

14 Shtator 2007

Në fjalimin e mbajtur para kombit, presidenti amerikan Xhorxh Bush, (George Bush) tha se rreth 6 mijë ushtarë që gjenden në Irak do të kthehen për festat e Krishtlindjeve në shtëpi. Sipas tij, deri në verë të vitit 2008 në shtëpi do të kthehen gradualisht deri 30 mijë ushtarë, duke lënë vetëm 130 prej tyre në Irak. "Sa më shumë suksese të arrijmë, aq më i madh është numri i trupave amerikane që do kthehen në shtëpi", tha Bush. Presidenti amerikan u përpoq ta lidhë luftën në Irak me sigurinë brenda vendit duke thënë se lufta duhet fituar për të ruajtur sigurinë e brezave të ardhshëm të amerikanëve.