Buxheti i BE-së
16 Dhjetor 2005
Kryetaret e shteteve të BE-së po vazhdojnë të kerkojnë në takimin e Brukselit një zgjidhje në debatin e hidhur për financimin e ardhshëm të BE-së. Një gjë është e sigurtë bisedimet në samitin e BE-së janë të vështira, dhe nëse do të bien dakord për financimin e ardhshëm të unionit mbetet e diskutueshme. Fundja është fjala për shumë para. Se si shpenzohen paratë e Bashkimit evropian, se për cfarë i jep paratë ai?
"Money makes the world go round!"
Këtu as BE nuk bën përjashtim. E parë financiarisht bashkësia që ka nderkohë 25 shtete është një kolos që lëviz me vështirësi. Eliksirin e jetës paratë i merr nga burime të ndryshme, në rradhë të parë nga cfarë dergojnë kryeqytetet evropiane. Këto gjilpëra financiare përbëjnë nderkohë 1,24% të produktit bruto në vend, që do të thotë, të produktit ekonomik. Kështu është në "agjendën 2000", në kuadrin financiar të BE-së që u vendos në vitin 1999 në Berlin, afati i të cilit skadon në vitin 2006 dhe për të cilin duhet të bihet dakord sërish.
Momentalisht Hollanda mban peshën kryesore në buxhetine BE-së, e ndjekur nga
Suedia dhe Gjermania. Të ardhurat e tjera BE i merr nga doganat. Momentalisht buxheti i BE-së gllabëron çdo vit rreth 100 miliardë euro. Zakonisht shtetet anëtare, sidomos të ashtuquajturat paguese neto, përpiqen të marrin mundësisht llokma të mëdha nga buxheti i përbashkët. Kështu subvencionet, paratë ndihmë, janë mollë sherri në përpjekjet për planifikimin e ardhshëm financiar për vitet 2007 deri 2013.
Meqenëse BE nuk vë taksa të vetat dhe nuk lejohet të krijojë borxhe, parlamenti i BE-së dhe këshilli i ministrave në planet buxhetore vjetore mund të shpenzojë aq sa ç´kanë pranuar kryetarët e shteteve dhe të qeverive në parashikimin financiar.
Por për cfarë i shpenzon paratë BE?
Pjesën më të madhe thuajse gjysmën e buxhetit të BE-së, e marrin fshatarët. E parë nga ana statistikore sot çdo fshatar e merr gjysmën e të ardhurave direkt nga Brukseli. Shumica e subvencioneve agrare vijnë nga Franca. Nga fondi strukturor BE financon projekte në rajone të prapambetura dhe problematike me gjithsej 35 miliardë euro. Përfituesi më i madh momentalisht është Spanja, i ndjekur nga Gjermania. Të 10 shtetet e reja anëtare të BE-së marrin vetëm një të pestën e ketyre parave. Studimet shkencore i kushtojnë momentalisht Brukselit rreth 4% të buxhetit.
Krahas politikës së punësimit ka edhe një tjetër sektor shpenzimesh, megjithëse ai përbëhet nga të ardhura që mungojnë. I ashtuquajturi rabat britanik i lejon Londrës që t´i kërkojë përsëri dy të tretat e pagesave neto në kasën e BE-së. Këto janë rreth pesë miliardë euro në vit. Buxheti i ardhshëm do të ndahet në gjashtë nivele. "Njëri quhet zhvillim i mëvonshëm", që përmban fushat e aftësisë për konkurrim dhe barazimin e kushteve të jetesës në Evropë, domethënë fondi i tanishëm strukturor.
Në sektorin "mbajtja dhe administrimi i resurseve natyrore" do të bëjë pjesë sektori agrar që do tjetë edhe në të ardhmen pjesa më e rëndësishme. Poste të tjera do të quhen "nënshtetësia, liria, siguria dhe drejtesia" si dhe "BE si partner global". Pastaj edhe adminsitrata ka shpenzimet e saj, sipas përvojës me rreth 5% të buxhetit të BE-së.