1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cameron mbron Jo-në e reformimit të pakteve të BE

13 Dhjetor 2011

Kryeministri britanik David Cameron ka justifikuar para parlamentit jo-në e diskutueshme për gjetjen e një zgjidhjeje unike brenda BE-së për çështjet buxhetore.

David Cameron para parlamentit
David Cameron para parlamentitFotografi: picture alliance/empics

Në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik Cameron tha ditën e hënë (12.12.), se meqenëse nuk u arrit vendosja e masave mbrojtëse, ai nuk e dha votën e tij. E rëndësishme ësht që që industria e shërbimeve financiare në Bashkimin Evropian të reagojë e hapur për konkurencën. Cameron siguroi se Britania e Madhe do të mbetet anëtare me të drejta të plota në BE. Anëtarësia është vitale për interesat kombëtare të vendit.

"Nëse Britania do të kishte aprovuar ndryshimet e marrëveshjeve pa marrjen e garancive, atëherë nuk do të kishte patur diskutim. Britania nuk do të kishte mbrojtjen e duhur," tha Cameron duke shtuar: "Për ata që thonë se ne jemi duke u përpjekur të dalim pa u lagur në breg: kjo nuk është larg së vërtetës."

Dhe më tej: "Franca dhe Gjermania thonin në letrat e tyre të javës së kaluar se zona e euros duhet të punojë për temat e tregut të brendshëm dhe për rregullimet financiare si dhe aftësinë e konkurimit. Prandaj ne kërkuam masa sigurie, dhe unë nuk kërkoj falje për këtë."

David Cameron para parlamentit

Për shkak të refuzimit në takimin e nivelit të lartë të BE-së në Bruksel, të reformimit të marrëveshjeve të BE-së, Cameron ra nën breshëri kritikash. Pas kritikave të ashpra të zëvendësit të tij dhe partnerit në koalicion, liberaldemokratit Nick Clegg, kryeministri skocez Alex Salmond, tha se Cameron ka bërë një "gabim të madh duke e izoluar Britaninë e Madhe në Evropë. Presidenti francez Nicolas Sarkozy sheh pas hapave të Cameron-it një ndarje të Evropës në dy pjesë.

Tek zgjedhësit duket se është pranuar kursi i Cameron-it. Në sondazhin e parë të zhvilluar për veton e përdorur në BE, megjithëse kryer me porosi të gazetës së afërt me qeverinë "Daily Mail"‘ - 62 përqind e të pyeturve thanë se kryeministri ka vepruar si duhet. Vetëm 19 përqind ishin kundër. Sipas këtij sondazhi, gjysma e britanikëve kërkon aktualisht largimin nga BE, 65 përqind janë të bindur se euro ka dështuar dhe 70 përqind mendojnë se takimi i nivelit të lartë të BE-së i dha shumë pushtet Gjermanisë në Evropë.

Autor: BBC / Aida Cama

Redaktoi:Esat Ahmeti

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW