1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cameroni izolon vetveten në BE

Nina Haase / Amarildo Topi29 Nëntor 2013

Kryeminstri britanik David Cameron do të kufizojë qasjen e emigrantëve në sistemin social. Zyrtarët e Bashkimit Europian kanë kritikuar këtë propozim, pasi bie ndesh me parimet e BE.

Kryeministri britanik David Cameron
Fotografi: Reuters

Në Bruksel, Laszlo Andor nuk njihet për natyrën e tij shpërthyese. Por Komisioneri për Punësim dhe Çështje Sociale u shpreh mjaft i revoltuar në një intervistë për BBC të mërkurën (27.11.2013). "Veprimi i unilateral, me retorikë unilaterale, kështu sic është duke ndodhur tani, nuk është diçka e mirë. Është duke rrezikuar të prezantojë Britaninë e Madhe si një vend të keq të Bashkimit Europain. Ne nuk e duam këtë. Ne duhet ta shikojmë bashkë situatën dhe të gjejmë një zgjidhje."

Ky reagim i komisionerit erdhi pas propozimeve të bëra publike nga Kryeministri britanik gjatë një interviste për 'Financial Times'. Ai deklaroi se do të kufizojë periudhën kohore të përfitimeve sociale nga emigrantët nga Bashkimi Europian në tre muaj dhe do të “largojë” ata që nuk kanë një punë pas 9 muajsh qendrim.

'Largimi' i emigrantëve të papaunë nga BE

Cameron kërkon kushte më të rrepta për përfitimet sociale nga imigrantëtFotografi: imago/epd

"Nëse ata nuk janë këtu për të punuar, nëse lypin apo vetëm flejnë, do të detyrohen të largohen", deklaronte ai. Cameron përmendi në veçanti rumunët dhe bullgarët, të cilët do të përfitojnë nga lëvizja e lirë në tregun e punës në Britani dhe gjithë vendet e tjera të BE në fillim të vitit 2014. Teorikisht ligjet e BE lejojnë largimin edhe atyre me nënshtetësi të BE, por ata mund të kthehen sërish. Një gjë e tillë duhet të ndalojë, thotë Cameron. Prej kohësh ai ka propozuar një periudhë mos-hyrjeje prej 12 muajsh për rumunët dhe bullgarët.

Kjo do të jetë e vështirë të ndodhë sipas ligjeve aktuale, thotë analisti politik nga Brukseli Alex Lazarowicz. "Kjo është një vijë e kuqe sipas ligjeve të BE." Qytetarëve të BE mund tu ndalohet të hjynë në një shtet vetëm për shkak rrethanash të caktuara, nëse kanë kryer një krim përshembull.

"Lëvizja e lirë nuk është e negociueshme"

Cameron është duke sulmuar një nga parimet themelore të BE, atë të lëvizjes së lirë, pa të cilin tregu europian nuk do të ishte kaq i fortë, thonë kritikët e tij."Liria e lëvizjes e qytetarëve në Europë është një e drejtë themelore që Komisioni e mbron", dekalroi Komisionerja e Çështjeve të Brendshme Cecilia Malmström.

Kolegia e saj Viviane Reding shkoi më tej në një intervistë për Reuters: "Lëvizja e lirë nuk është e negociueshme. Nëse Britania do të largohet nga tregu i përbashkët, le ta thotë, por nëse ata duan të jenë pjesë e këtij tregu duhet të respektojnë edhe lëvizjen e lirë", tha Komsionerja e Drejtësisë.

BE tani do të analizojë propozimet e qeverisë britanike në detaje. Cameron prej kohësh ka deklaruar se do të kërkojë të rinegociojë rregullat e lëvizjes së lirë dhe qasjen në tregun e punës. Por sipas analistit politik Alex Lazarowicz, ai ka shumë pak shanse për patur sukses.

Sipas sondazheve në zgjedhjet për Parlamentin evropian, UKIP armiqësore ndaj BE-së mund të marrë 25 për qind të votave.Fotografi: Carl Court/AFP/GettyImages

Fushata (elektorale) e Cameron

Ekspertja e migracionit Liz Collett nga 'Migration Policy Europe', beson se Cameron ka filluar që tani fushatën elektorale. "Gabimi i qeverisë është se konsideron se çështja e emigrantëve duhet të zgjidhet brenda Britanisë së Madhe, ndërkohë që vendi ka përfituar nga lëvizja e lirë."

Sipas Collett, Cameron ka deklaruar një gjë tillë sepse partia anti-euro dhe antu-Europë, UKIP, është duke fituar mjaft terren në Britani. Në zgjedhjet për Parlamentin Europian në vitin 2014 UKIP pritet të fitojë 25% të votave.

Cameron po përpiqet të tregojë veten si një mbrojtës i qytetarëve të tij, thotë analisiti Lazarowicz. "Shumë nga gjërat që ai thotë nuk do të ndodhin dhe nuk do të lejohen të ndodhin sipas ligjeve të BE. Ai është duke bërë një gjë të tillë vetëm për tu treguar qytetarëve nga BE se nëse shkojnë atje nuk do të përfitojnë nga sistemi social nëse nuk gjejnë punë menjëherë ."