Casper, shpëtimtari i Hip Hopit gjerman
5 Gusht 2012
Këngëtari me zë të çjerrë, që duket sikur ka nevojë për çaj, e ka emrin Casper. Mbas këtij emri qendron rapisti gjerman Benjamin Griffey. I lindur në Amerikë ai është kthyer në Gjermani në moshën 11 vjeçare, në Bielefeld. Tani ai është 29 vjeç dhe jeton në Berlin rreth olimpit të hip- hopit, duke u nderuar si "shpëtimtar i rapit gjerman", të paktën qëkurse publikoi më 2011 albumin „XOXO“.
Albumi ishte si goditje komete dhe u shoqërua edhe me shkrime në gazeta. Rezultati ishte vendi i parë në Chart-et e albumeve gjermane, për javë me radhë. I vetmi që nuk e kishte parashikuar këtë sukses ishte vetë Casper. „Kur dorëzuam diskun e regjistrimit, unë mendova, se ajo ishte me shumë më pak pop dhe shumë e papërshtatshme nga gjithë disqet e tjera të regjistrimit në botë. Isha i sigurt se do të bëhej një disk për të dashuruarit, kështu që mendova të pyesja në Bielefeld a mund të më merrnin sërish në punë. Figura "Casper" shkoi shumë lart shumë shpejt, kështu që Benjamini po i shkon pas," thotë Casper.
„XOXO“ shitet si vepër standarde e rapit gjerman, sivjet Casper mori për të Record-in e artë. Më në fund një figurë simbol që mund të merret si shembull mund të thonë shumë prindër, që gëzohen që në këtë rast nuk kanë të bëjnë me rap gangsterrash, që i thur lavde dhunës. Pa sharje, pa mendime të kufizuara, por më shumë me trajtim lirik të jetës me të gjithë spektrin e ndjenjave. Pra „rap emocional", për të cilin Casper u gjykua në fillim ashpër nga publiku dhe kolegët. "Çmenduri emocionale", "Rap me njerëzit e mirë që hanë musli", "ashtu si shfaqet ai merr notën 6 për stilin". Kështu u tha për të.
Por Casper i qendroi besnik përmbajtjeve që transmeton, ish-student i pedagogjisë ai ka një qëndrim të qartë, pa treguar gishtin moralizues. „Nëse them me bindje të plotë se homofobisë i ka kaluar koha shumë dhe se duhen mbledhur forcat për të vepruar së bashku me të tjerët, duke zënë pak mend, kur e them këtë edhe e mendoj këtë. E them me kënaqësi tre, katër herë, me shpresën se nëse kënga dëgjohet si fprmuese opinioni atëherë le të merret edhe si e tillë. Unë nuk dua të jem këngëtari i njëzetë që në çdo tre fjalë njëra është "me aftësi të kufizuara" ose "gay," thotë Casper.
Textet e Casper-it përshkruajnë kohën ku ai jeton, status quo-në e brezit që është rreth 30 vjeç, që ka përjetuar kohën e para dhe pas revolucionit dixhital, që nuk pranon më konvencione dhe që si çmim për këtë paguan me sigurinë. Këta njerëz shtriqen rehat në mungesën e supozuar të perspektivës. Pa të ardhme, treni sapo ka ikur, e megjithatë party vazhdon festohet sa kohë që je në listën e të ftuarve dhe i merr pijet gratis. Mbase duhet thjesht të organizohet një rebelim i ri, për të cilin Casper sjell disa frymëzime si dhe muzikën, sepse ai nuk do të donte në asnjë mënyrë të bëhej udhëheqësi.
Tek Casper bëhet fjalë për atmosferë ndryshimesh në përgjithësi, për t' i lënë të gjitha dhe për të guxuar një fillim të ri, njeriu duhet të jetë i lirë dhe nuk duhet të lejojë të nënshtrohet. Synimi i jetës është vetë jeta, kaq e thjeshtë është.
Truku muzikor tek "XOXO" është se i përket një gjinie muzikore të paqartë. Zyrtarisht është hiphop, por ndërmjet ka edhe tone që tingëllojnë si rock indian apo emocore. Benjamin Griffey ka pasur një të kaluar në muzikën hardcore. Për të është e rëndësishme që të përfshijë sa më shumë subkultura në llojin e tij të rapit, akuza për mainstream nuk e shqetëson. Edhe shumica mund të ketë shije të mirë, thotë ai.