1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Tokio: Nisin Lojërat Olimpike Verore

23 Korrik 2021

Lojërat Olimpike Verore u shtynë një vit për shkak të pandemisë, por sot në Stadiumin Olimpik të Tokios u zhvillua ceremonia shumëpritur.

Eröffnungsfeier Olympische Spiele Tokio 2020 - Naomi Osaka
Fotografi: BEN STANSALL/AFP/Getty Images

Fiks në orën 20:00 (ora lokale) në Stadiumin Olimpik të Tokios u ndezën dritat e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Verore.

Fotografi: MARKO DJURICA/REUTERS

Ato u shtynë një vit për shkak të pandemisë.

Ceremonia e hapjes filloi me imazhin e një sportisteje të vetmuar për të tërhequr vëmendjen për problemet e sportistëve gjatë pandemisë.

Fotografi: Clive Rose/Getty Images

Lojërat Olimpike Verore po zhvillohen pa spektatorë, por gjithësesi me disa të ftuar të shquar për ceremoninë e hapjes.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe Perandori japonez NaruhitoFotografi: Mike Blake/REUTERS

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, qe i pranishëm në stadiumin olimpik së bashku me Perandorin japonez Naruhito.

Jill Biden dhe Emmanuel MacronFotografi: Dylan Martinez/Getty Images

Ndër të ftuarit në ceremoninë e hapjes ishte edhe zonja e parë, Jill Biden, që erdhi nga SHBA si dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Atletët hynë relativisht shpejt në stadiumin olimpik dhe e përshkuan po ashtu relativisht shpejt pistën rreth tribunave për të evituar infektimet.

Në shumicën e ekipeve flamurin e mbajtën një sportiste femër dhe një mashkullFotografi: Jamie Squire/Getty Images

Shumica e ekipeve ndoqën rekomandimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që flamurin ta mbanin një sportiste femër dhe një mashkull.

Ekipi britanik Fotografi: Phil Noble/REUTERS

Për ekipin e Britanisë së Madhe flamurin e mbajtën Hannah Mills dhe Mohamed Sbihi. 

Fotografi: Jamie Squire/Getty Images

Ajo që nuk transmetohet në pamjet televizive është fakti se shumë atletë u larguan menjëherë pas parakalimit nga stadiumi pa pritur që të mbaronte festa, për të shmangur qëndrimin në pjesët e brendshme të stadiumit.

Kurse disa të tjerë, si tenisi serb Novak Djokovic, nuk morën fare pjesë në ceremoni.

Ekipi i ishullit TongaFotografi: Jamie Squire/Getty Images

Nxehtësia dhe pandemia e bëjnë ceremoninë jo vetëm të këndshme, por edhe stresuese.

Fotografi: Maja Hitij/Getty Images

Sportistët nga Taxhikistani shkaktuan një turbulli të vogël, sepse hynë në stadium pa maskat e detyrueshme. Ende nuk dihet se pse, por vështirë se mund t'i kenë harruar ato në dhoma nga eksitimi.