1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ceuta: Migrantët po kthehen, Evropa diskuton

dpa, AFP, Reuters
1 Gusht 2026

Ngjarjet në eksklavën spanjolle të Ceutës po shoqërohen me disktime, kritika dhe solidaritet. BE-ja zhvillon një takim krize, ndërsa Spanja njofton se shumica e migrantëve duket se janë rikthyer në Marok.

Spanjë, Ceuta 2026 | Policia dhe ushtarët shoqërojnë migrantët drejt kufirit me Marokun
Për shkak të mungesës së perspektivës për të vazhduar udhëtimin drejt vendeve të tjera dhe të mungesës së kushteve bazë në Ceuta shumë prej emigrantëve u zhgënjyen dhe u kthyen.Fotografi: Jon Nazca/REUTERS

Ndërsa sipas të dhënave të autoriteteve spanjolle thuajse të gjithë nga mbi 50.000 emigrantët që hynë ilegalisht në territorin spanjoll janë kthyer vullnetarisht në Marok, BE-ja po diskuton për pasojat. Sot ekspertë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen në një takim krize.

Gazeta spanjolle "El País" njofton se për shkak të mungesës së perspektivës për të vazhduar udhëtimin drejt vendeve të tjera dhe të mungesës së kushteve bazë në Ceuta shumë prej emigrantëve u zhgënjyen dhe u kthyen.

Policia dhe ushtarët spanjollë duke shoqëruar migrantët drejt kufirit me MarokunFotografi: Jon Nazca/REUTERS

Kurse Komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner tha se "Asnjë person i vetëm nuk e ka kaluar kufirin drejt territorit kontinental të Bashkimit Evropian”.

Kritikë dhe solidaritet

Politikani i CSU-së për çështjet evropiane dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane (PPE), Manfred Weber, kërkoi forcimin e Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex. Ai tha se qeveria spanjolle duhet të marrë masa që të mos përsëritet një incident i ngjashëm.

Weber shprehu gjithashtu mungesë mirëkuptimi për faktin që qeveria e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez nuk kishte kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian.

Edhe politikania e Partisë Liberale gjermane, FDP, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, e cila është përgjegjëse çështjet evropiane, e kritikoi Spanjën. "Mbrojtja e të gjithë kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian është parakusht për funksionimin e hapësirës Schengen,” tha ajo për gazetat e grupit mediatik Funke.

Politikanët evropianë theksojnë se mbrojtja e kufirit të jashtëm të BE-së është parakusht për funksionimin e hapësirës SchengenFotografi: Mario Morón/JNA Press/IMAGO

Kurse nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Katarina Barley (SPD), shprehu solidaritet me Spanjën. "Migracioni mund të përdoret në mënyrë strategjike si mjet presioni nga palë të interesuara,” tha Barley, "Prandaj, BE-ja duhet tani të qëndrojë e bashkuar në krah të Spanjës dhe ta mbështesë atë në përpjekjet për ta vënë situatën nën kontroll.”

Sánchez: Evropa nuk duhet të përçahet

Pas vendimeve të Italisë për të shfuqizuar përkohësisht marrëveshjen Schengen me Spanjën dhe të Francës për të përforcuar kontrollet në kufirin me Spanjën, kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, bëri thirrje që të vazhdohet ndërtimi i një Evrope të fortë dhe të bashkuar dhe jo përçarja e saj.

"Solidariteti dhe dhembshuria janë vullnetare”, shkroi ai në platformën X. "Por respektimi i traktateve marrëveshjeve dhe traktateve nuk është i tillë.”

dpa, AFP, Reuters agjenci
Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW