CEZ padi ndërkombëtare shtetit shqiptar
7 Shkurt 2013Autoritetet shqiptare i hoqën licensën e shpërndarjes CEZ-it muajin e shkuar me arsyetimin se kishte prerë energjinë elektrike në disa rajone të vendit. Tirana zyrtare ka fajësuar CEZ për ndërprerjen e energjisë në disa stacione ujësjellësi, ndërkohë që CEZ tha se ishte e detyruar të priste energjinë për shkak të faturave të papaguara.
"CEZ sot informoi zyrtarisht qeverinë shqiptare për planin e saj për të nisur një padi ndërkombëtare arbitrazhi për mosmbrojtjen e investimit të CEZ Shpërndarje", thuhet në një deklaratë të kompanisë më të madhe në Europën Qendrore. " CEZ pret që të mbulohen të gjitha dëmet e pësuara në bazë të ligjeve ndërkombëtare", shton kompania, duke cituar një marrveshje çeko-shqiptare për mbrojtjen e investimeve.
CEZ pagoi 102 milion Euro në vitin 2009 për të marrë në kontroll shpërndarjen e energjisë elektrike në Shqipëri.
Çekët pretendojnë se CEZ Shpërndarje ka pësuar humbje të konsiderushme, sepse pothujase gjysma e konsumatorëve nuk paguanin energjinë, por ashtu si edhe disa institucione shtetërore. Vetëm gjatë vitit të shkuar kompania pretendon se ka humbur 190 milion Euro, duke akuzuar autoritet shqiptare për refuzimin e kërkesës për rritjen çmimit të energjisë elektirke dhe mbledhjen e faturave të papaguara. Qeveria shqiptare nga ana tjetër akuzoi CEZ për dështim në investimin e saj dhe krijimin e pengesave në importimin dhe shëprndarjen e energjisë.