Michel kandidat për postin e Presidentit të Këshillit të BE
2 Korrik 2019Kryeministri belg do të bëhet më 1 dhjetor president i Këshillit të BE duke pasuar në post, polakun Doland Tusk.
Pa postin e ri si president i Këshillit të Europës, 43 vjeçari Charles Michel do të mbetej pa punë. Aktualisht Charles Michel është i ngarkuar si kryeministër i Belgjikës. Që prej zgjedhjeve parlamentare të fundit të majit, vendi me 11 milionë banorë është në kërkim të një qeverie të re. Shancet për Michelin që të qëndrojë në post janë shumë të vogla.
Charles Michel, jurist, është që prej 1999 deputet në parlamentin belg dhe një kohë ministër për bashkëpunimin me vendet në zhvillim. Michel nuk është burrë i fjalëve të mëdha. Nganjëherë ai duket njeri i rezervuar. Kur Belgjika u trondit shumë pas sulmeve terroriste të marsit 2016, ai i mblodhi njerëzit pas vetes me mënyrën e tij të kujdesshme. Ka mundësi që kjo aftësi t' i shkojë mirë për shtat, kur të bëhet president i Këshillit dhe t'i duhet të ndërmjetësojë midis 28 vendeve të BE.
Liberal që prej "ditëve të fëmijërisë"
Michel është liberal dhe bën pjesë në grupin e partive që pas zgjedhjeve europiane iu bashkangjitën presidentit francez, Macron. Michell dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në dhjetor 2018, katër vjet pas qëndrimit në post, pas një grindejeje me ekstremistët e djathtë flamë lidhur me politikën ndaj refugjatëve. Politikën ai e ka marrë që në djep. I ati Louis Michel ka qenë ministër i Jashtëm në Belgjikë dhe Komisar i BE.