1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Christchurch: Rritet numri i viktimave në 50 vetë

17 Mars 2019

Pas atentatit terrorist djathtist në Zelandën e Re numri i viktimave rritet në 50 vetë. Policia zbuloi një viktimë tjetër në një nga xhamitë e sulmuara. Një besimtar reagoi me guxim duke ndihmuar në kapjen e atentatorit.

Christchurch Terroranschlag Muslime vor Moschee
Fotografi: Reuters/J. Silva

Numri i viktimave pas sulmit terrorist djathtist në Christchurch mund të rritet edhe më tej, sipas policisë zelandeze. Dy të lënduar ndodhen ende në rrezik për jetën. 36 vetë u dërguan në spitale me plagë të rënda. Policia është e mendimit, se i arrestuari ka vepruar i vetëm. 28 vjeçari, Brenton Tarrant, që zotëron lejen e armëmbajtjes dhe ka qenë anëtar i një shoqate qitësish, është vendosur në një burg të sigurisë së lartë. Në një dalje para gjykatës, i akuzuari tregoi shenjën „okay", që njihet edhe si shenjë e e skenës ekstremiste të djathtë për „pushtetin e bardhë". Pas kësaj qëndron ideja e supremacisë së racës së bardhë. Facebook ndërkohë ka fshirë 1,5 milionë video që qarkullonin në mediat sociale pas atentatit në shenjë respekti ndaj viktimave e personave të tjerë.

Kryeministrja Jacinda Ardern viziton xhaminë Kilbirnie pas sulmit terroristFotografi: picture-alliance/dpa/AP/TVNZ

Portali online „Stuff" raporton, se angazhimi i guximshëm i një vizitori të xhamisë pengoi më të keqen. Një besimtar në një pushim zjarri të atentatorit ka thyer xhamin e pasmë të automjetit të atentatorit. Automjeti i thyer i ra në sy një patrulle të policisë, që më vonë arrestoi terroristin, para se ai të kryente atentate të tjera.

la/mak/ml (afp, dpa)

Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Mitchell