1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cilat janë drogat më të përhapura dhe sa të rrezikshme janë?

21 Korrik 2023

Gjermania zë vendin e parë në BE përsa i përket numrit të vdekjeve nga droga. Ja një përmbledhje e drogave te rrezikshme, potencialit te varësise, toksicitetit - dhe pranueshmërisë së tyre në shoqëri.

Drogera te ndryshme qe perdoren per party: hashashi eshte i gjelber, ekstazia ka ngjyra te ndryshme por ne foto eshte pink, Crystal meth, ose metamfetamina eshte e bardhe.
Dy vajzat qe gjetën vdekjen në fund të qershorit në veri të Gjermanisë nuk janë rast i rrallë. Çdo vit në Gjermani gjejnë vdekjen nga drogat rreth 1900 vetë, bëhet e ditur nga burimet zyrtare. Drogera te ndryshme qe perdoren per party: Hashash, Ekstazi, Crystal. Fotografi: Sven Hoppe/dpa/picture alliance

Dy vajzat qe gjetën vdekjen nga ekstazia në fund të qershorit në veri të Gjermanisë nuk janë rast i rrallë. Çdo vit në Gjermani vdesin nga drogat rreth 1900 vetë, bëhet e ditur nga Raporti Zyres Federale te Kriminalistikes. Dhe shifrat janë gati 9 përqind më të larta se një vit më parë. Gjermania zë kështu vendin e parë për vdekjet nga droga në Evropë (gjithsej: afro 6000 vdekje të shënuara në vitin 2022, sipas Entit Evropian per Monitorimin e Droges dhe Varesise nga Droga (EMCDDA). Vdekje të tilla të papritura mund të parandalohen, thonë ekspertët: Së pari, me anë të sensibilizimit, por edhe duke u krijuar të rinjve mundësinë për të kontrolluar përbërjen e drogës që konsumojnë.

Kontrolli falas dhe anonim: Një e treta e substancave të mbidozuara ose kontaminuara

Një mundësi e tillë ofrohet në Berlin. Që nga fillimi i qershorit 2023, përdoruesit e drogës në Berlin kanë mundësi që t’i testojnë falas substancat që ata blejnë në tregun e zi. Ata mund t’i çojnë në një laborator, në të cilin duhet të analizohen përbërësit dhe të zbulohen papastërtitë. Brenda tre ditësh marrin rezultatin. Në Berlin, kërkesa për testet e drogës ishte kaq e lartë në javët e para, saqë shumë prova nuk mund të pranoheshin. Rezultati paraprak: Një e treta e substancave të paraqitura janë te mbidozuara ose kontaminuara. 

Shërbime të tilla si Drug Checking, pra kontrolli i drogës së blerë në mënyrë ilegale, ofrohen edhe në vende të tjera të Gjermanisë, si për shembull, në Jena, të landit të Thüringen. (Foto)Fotografi: Martin Schutt/dpa/picture alliance

"Nëse do të kishim kontroll kombëtar të drogës dhe nëse kjo do të komunikohej gjerësisht, ndoshta do të kishim arritur t’i parandalonim aksidentet tragjike," thotë toksikologu dhe eksperti i drogës Fabian Pitter Steinmetz.

Qeveria Federale po hap rrugën ligjore që kjo praktikë të hyjë në të gjithë territorin e gjeramnise. Parlamenti Federal i Gjermanisë e ka miratuar ligjin përkatës, por tani duhet të kalojë në Dhomën e Landeve. 

Cilat janë drogat më të përhapura dhe sa të rrezikshme janë ato?

Amfetamina dhe metamfetamina

Amfetamina e prodhuar në mënyrë sintetike dhe e afërmja e saj, metamfetamina – e njohur edhe si crystal meth – janë në qarkullim që nga fundi i shekullit të 19-të. Këto substanca euforizuese, por jo anestetike përdoreshin në mjekësi deri në vitet 1970. Amfetamina përdorej kundër depresionit,  për të frenuar oreksin dhe si mjekim për astmën. Ushtarët e përdornin si stimulues në luftime. Sot, amfetamina përdoret për të luftuar çrregullimin e vëmendjes dhe hiperaktivitetin (ADHD). Dozat e ulëta nuk i dëmtojnë qelizat e trurit të njeriut.

Amfetamina (speed) dhe metamfetamina (crystal meth) jane droga te përhapura në skenën tekno (Foto: Parada e muzikes Tekno ne Berlin Rave dhe Planet", 7 korrik 2023) E aty bëhet e rrezikshme, sepse përdoret në doza më të larta se në mjekësi. Amfetamina ndal gjumin. Pasojat janë: pagjumësia, dridhjet, rrahjet e zemrës – e deri në atak në zemër ose goditje në tru.Fotografi: Fabrizio Bensch/REUTERS


Por droga është e përhapur në skenën tekno. E aty bëhet e rrezikshme, sepse përdoret në doza më të larta se në mjekësi. Amfetamina i pengon njerëzit të pushojnë. Pasojat janë: pagjumësia, dridhjet, rrahjet e zemrës – e deri në atak në zemër ose goditje në tru.


Potenciali i varësisë është mesatar (1.67). Nëse përdoret për një kohë të gjatë ose merret me mbidoza, amfetamina ka një efekt toksik: ekziston rreziku i dëmtimit të organeve, i prishjes së muskujve dhe krizave në veshka. Meqë amfetamina merret nga hunda, ajo mund të shkaktojë shkëputjen septumit nazal. Kjo çon në iluzione paranojake, depresion, psikozë dhe madje edhe gjendje kome.

Metamfetamina (Chrystal Meth) është më e rrezikshme se amfetamina e thjeshtë. Ajo çon shumë më shpejt në varësi psikologjike (potenciali i varësisë është 2.39 deri në 3.0) dhe të varurit kanë nevojë për doza më të larta dhe më të larta. Të varurit nga kjo drogë humbin peshë më shpejt. Membranat e mukozës së gojës dhe të hundës dekompozohen e ata humbasin edhe dhëmbët.

Barnat e gjumit

Flunitrazepami, i njohur edhe si Rohypnol, ka pikërisht efektin e kundërt. Kjo është arsyeja pse disa të varur e përdorin atë për t'u qetësuar pas një doze të lartë amfetamine. Më së shpeshti rekomandohet si ndihmë për gjumin. Në kombinim me alkoolin ose drogat që lehtësojnë dhimbjet, bëhet një koktej nokaut (K.O). Viktimat që kanë marrë përzierje të tilla nuk do kujtojnë asgjë më vonë.

Të varurit e përdorin zakonisht për të zëvendësuar heroinën. Flunitrazepami çon në varësi psikologjike pas vetëm dy javësh përdorimi (potenciali i varësisë: 1.83). Droga nuk ka gjithmonë efekt qetësues: mund të provokojë edhe gjendje shqetësimi, makthesh dhe halucinacionesh.

Opiumi dhe heroina

Heroina rrjedh nga morfina, përbërësi kryesor i opiumit të papërpunuar - pra nga lulëkuqja opioide. Morfina është e lincensuar si qetësues. Ajo mund të përdoret vetëm kundër dhimbjeve të forta, për shembull në mjekësinë paliative ose për lehtësimin akut të dhimbjes në rast të një ataku në zemër.

Ndryshe nga morfina, heroina (potenciali i varësisë 3.0) nuk është vetëm anestetike, por edhe euforizuese. Ajo prish ritmin natyror të gjumit.

Mbidozimi me dy droga mund të çojë në frenimin e frymëmarrjes dhe kolaps të frymëmarrjes. Ky rrezik është veçanërisht i lartë tek të varurit që përdorin heroinë në kombinim me alkool ose flunitrazepam.

Mbidozimi me dy droga mund të çojë në frenimin e frymëmarrjes dhe kolaps të frymëmarrjes. Ky rrezik është veçanërisht i lartë tek të varurit që përdorin heroinë në kombinim me alkool ose flunitrazepamFotografi: picture-alliance/dpa

Toksiciteti i heroinës, si drogë tepër e rrezikshme për të varurit, ka qenë e mbivlerësuar për një kohë të gjatë. Në një studim të bërë në Bonn, Gjermani, të varurit afatgjatë trajtoheshin me heroinë nën mbikqyrje. Një grup kontrolli merrte metadon, që është një zëvendësues droge (potenciali i varësisë: 2.08). Rezultati: Gjendja shëndetësore dhe sociale e pacientëve me heroinë u përmirësua në krahasim me grupin e metadonit. Pas kësaj, heroina u miratua si drogë kuruese në Gjermani.

Kokaina dhe kokaina plasëse

Kokaina (potenciali i varësisë: 2.39) është një lëndë e nxjerrë nga bima e kokainës. Kur kripa e nxjerrë nga kjo lëndë në një labor droge përzihet me bikarbonat natriumi, pra, sodë buke, dhe të dyja nxehet, fitohet kokaina plasëse, crack.
Kokaina ka efekt euforizues, largon urinë dhe lodhjen. – Për një kohë të gjatë, kokaina ka qenë  drogë e preferuar nëpër party, ose përdorej nga  burra të orientuar nga performanca. Por përdoruesit e kokainës paguajnë një çmim të lartë: puls i lartë, ngushtim i enëve të gjakut, rritje e tensionit të gjakut dhe rreziku i një infarkti në zemër.

Përdorimi i gjatë i kokaines shkakton halucinacione paranojake deri në psikoza, të cilat mund të jenë të pakthyeshme- d.m.th. të pashërueshme. Marrja e kokainës nga goja shkatërron membranat mukoze të gojës, ndërsa marrja nga hunda shkatërron septumin e hundës.Fotografi: Geisler-Fotopress/picture-alliance

Çrregullimet në ndjesinë e urisë, etjes dhe hiperaktivitetit mund të çojnë në dobësimin e trupit. Përdorimi i gjatë shkakton halucinacione paranojake deri në psikoza, të cilat mund të jenë të pakthyeshme- d.m.th. të pashërueshme. Marrja e kokainës nga goja shkatërron membranat mukoze të gojës, ndërsa marrja nga hunda shkatërron septumin e hundës.

Veçanërisht në rastin e kokainës plasëse, doza vdekjeprurëse është pothuajse e paparashikueshme sepse droga është shumë më e fortë se kokaina. Përveç kësaj, kokaina plasëse ka potencial më të lartë varësie psikologjike (mbi 3.0), përpara heroinës, nikotinës dhe alkoolit.

LSD

Lysergic acid diethylamide, i quajtur edhe acid, është një drogë sintetike që çon në një perceptim shumë më të fortë të mjedisit. Në vitet 1960-70, LSD-ja përdorej nga hipitë për zgjerimin e perceptimit dhe të vetëdijes.

Tek njerëzit me një predispozitë ndaj saj, LSD mund të shkaktojë psikozë të pakthyeshme. Përdoruesi i LSD-së në këto raste “ngec në udhëtim”, siç quhet në zhargon. Megjithatë, rreziku i helmimit vdekjeprurës është më i ulët se me alkoolin ose nikotinën. Potenciali i varësisë së LSD-së konsiderohet i ulët, me 1.23.

Nga ana tjetër, rreziku i aksidenteve pas marrjes së LSD-së është shumë i madh, pasi përdoruesi nën efektin e LSD-së mund të bëjë veprime iracionale, të mbivlerësojë aftësitë e veta, dhe për shembull, të hidhet nga dritarja se beson se fluturon. Kohët e fundit LSD-ja ka filluar të lejohet në disa vende për kurimin e çrregullimeve psikike.

Një cigare me hashish. Fotografi: Jb Le Quere/Maxppp/dpa/picture alliance

Marijuana dhe hashashi

Ligjvënësit në gjithnjë e më shumë shtete po diskutojnë legalizimin e marijuanës qoftë për trajtim mjekësor, si një qetësues ose stimulant oreksi, për HIV ose kancer, ashtu edhe per argetim.

Substanca tetrahydrocannabiol (THC) në kanabis ka një efekt relaksues dhe anestetik. Potenciali i varësisë vlerësohet si "i mesëm" në 1.51.
THC fillimisht prek përdoruesit e drogës nëpërmjet një perceptimi të ndryshuar, më intensiv të mjedisit, veçanërisht muzikës, shijes dhe ndjenjës së kohës. Efekti anësor tipik: dëshirat për ushqime të ëmbla, të tharta dhe të kripura.

Kur përdoret për një kohë të gjatë, mund të çojë në pakësimin e aftësisë për të menduar e për të mësuar, ndoshta nëpërmjet një ndryshimi në rrjedhjen e gjakut në tru. Veçanërisht të rrezikshme janë toksinat kancerogjene që konsumatorët thithin kur pinë duhan. Rreziqet mund të jenë më të forta se me tymin e pastër të duhanit, pasi djegia e rrëshirës së hashashit prodhon kokteje të tjera lëndësh të dëmshme.