1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Clinton kundërshton kategorikisht një ndarje të Kosovës

dw online/exh31 Tetor 2012

Hillary Clinton inkurajon Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Dhënia fund tensioneve me Kosovën është për Serbinë një nga kushtet kryesore për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

epa03452479 US Secretary of State Hillary Clinton addresses the media during a joint news conference after meeting with members of Bosnia's tripartite presidency, Muslim Bakir Izetbegovic, Croat Zeljko Komsic and Serb Nebojsa Radmanovic in Sarajevo, Bosnia and Herzegovina 30 October 2012. EPA/FEHIIM DEMIR
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gjatë turneut të përbashkët ballkanik me të përfaqësuesen e BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton e inkurajoi Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Negociatat me Prishtinën nuk e detyrojnë Beogradin të njohë pavarësinë e Kosovës, tha Klinton në kryeqytetin serb. Në të njëjtën kohë ajo kundërshtoi kategorikisht një ndarje të Kosovës, për të cilin ishte shprehur kryeministri serb Ivica Daçic. Kufijtë në Evropë nuk ndryshohen, tha Klinton.

Clinton dhe Ashton në BelgradFotografi: picture-alliance/dpa

Daçiç shprehu gatishmërinë për bisedime. Këto duhet të lidhen me një "përshpejtim të integrimit evropian" të Serbisë, tha ai.

Dhënia fund tensioneve me Kosovën është për Serbinë një nga kushtet kryesore për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Këtë të mërkurë Klinton dhe Ashton priten në Prishtinë.

Clinton së bashku me të ngarkuarën e BE-së për politikën e Jashtme, Catherine Ashton, e filluan turin e vizitave në Sarajevë, ku kërkuan nga Bosnja të zbatojë reformat, 17 vjet pas përfundimit të luftës.