Dënim me burg për shërbyesin e Papës
7 Tetor 2012Tre gjykatësit e Vatikanit pranojnë në gjykimin e tyre rrethanat lehtësuese. 46 vjeçari Gabriele ka menduar, megjithëse gabim, se ka bërë atë që duhet, thotë gjykatësi Guiseppe Dalla Torre.
Po ashtu, Gabriele nuk ka qenë dënuar më parë dhe ka kryer punë të mirë në Vatikan. Përveç kësaj ai e ka pranuar gabimin. Gjatë zhvillimit të procesit atë e ka vrarë ndërgjegja që ka thyer besimin e Papës Benedikt XVI.
Akuza ka kërkuar dyfishin e dënimit
Për vjedhje dhe shpërndarje të informacioneve sensibël, Gjykata dha dënimin prej një viti e gjysëm. Gabriele do të paguajë po ashtu kostot e procesit. Dënimi mbeti këshu më i ulët se kërkesat e prokurorisë, për dënim prej tre vjetësh.
Gabriele pati pranuar se ka kopjuar dokumenta të besueshme nga dhomat e Papës dhe ia ka dhënë ato dikujt tjetër. E paqartë është kur do të shkojë Gabriele në një burg italian. Mendohet se Papa Benedikti do e falë shpejt Gabrielen, baba i tre fëmijëve.
Papa Benedikt kontrollon dokumentat e gjygjit
"Mundësia e faljes është konkrete dhe ka shumë mundësi që të ndodhë," theksoi zënëdhësi i Vatikanit Federico Lombardi, pas dhënies së dënimit. Dokumentat e procesit i janë dorëzuar tani Papës. Mbrojtja ka tre ditë kohë për të ngritur apel, shtoi Lombardi.
Gabriele u akuzua se ka marrë nga tavolina e private e Papës letra dhe ia ka dhënë gazetarit Gianluigi Nuzzi. Ky i fundit i ka përdorur ato për një libër që ka shkruar mbi korrupsionin dhe luftrat për pushtet në Vatikan. Gabriele tha, se synimi i tij ka qenë të mbronte Atin e Shenjtë duke informuar për "ngjarje shumë shqetësuesë të Kishës" .
Skandal për para dhe pushtet
Ai u arrestua në muajin maj, qëndroi disa javë në hetim dhe më pas në arrest shtëpie. Afera e njohur nën emrin Vatileaks është një nga skandalet më të mëdha në historinë e re të Vatikanit.
Libri i Nuzzi-t bën fjalë për pushtet dhe për para. Autori përqëndrohet në akuzën e larjes së parave nga Banka e Vatikanit. Shefi i saj, Ettore Gotti Tedeschi u shkarkua në muajin maj.
E paqartë është nëse shërbyesi i dhomës ka vepruar i vetëm apo me të tjerë. Muaj më parë ai foli për 20 të tjerë me të njëjtat ide në Vatikan. Fillimisht ai tha se nuk ka pasur "bashkëpunëtorë" por ka pasur shumë "kontakte" në Vatikan. Ai nuk ka qenë i vetmi që i ka dhënë "informacione të besueshme medias".