1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dështimi i SHBA në Irak - rrezik për të gjitha vendet e NATO-s

DW12 Shkurt 2007

SHBA dhe Rusia duhet të punojnë së bashku

Ministri amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts
Ministri amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts

Nga një dështim i SHBA-ve në Irak, sipas vlerësimeve të ministrit amerikan të mbrojtjes, Robert Gejts rritet rreziku i sulmeve terroriste për të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Sekretari Gejts, në fjalën e tij në konferencën e sigurisë në Mynih, i bëri gjithashtu thirrje NATO-s të shtojë shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe të angazhojë më shumë trupa në Afganistan.

Lidhur me deklaratat e presidentit Putin ndaj SHBA-ve, Gejts tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të punojnë së bashku për zgjidhjen e problemeve. Ai shtoi gjithashtu se e kishte pranuar tashmë ftesën e Putinit për të vizituar kryeqytetin rus.