1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dështon sulmi terrorist në Britaninë e Madhe

Silke Engel1 Shkurt 2007

Policia britanike hesht për detajet

Masa sigurie, Londra
Masa sigurie, LondraFotografi: AP

Nga ndërhyrja masive e policisë në Britaninë e Madhe sipas të gjitha gjasave është penguar një vrasje. Nëntë burra u arrestuan gjatë kontrolleve të policisë në Birmingham. Sipas rretheve të sigurimit britanik ata donin të inskenonin një rrëmbim dhe të vrisnin të rrëmbyerin. Por se kush fshihej pas "komplotit terrorist" është krejtesisht e paqartë. Sepse hetuesit heshtin lidhur me hollësitë dhe porositin të shmangen spekullimet.

Të mërkurën pasdite policia britanike doli zyrtarisht para shtypit. Por David Shaw nuk përmendi kesaj rradhe asnjë fakt. Zëdhënësi i policisë foli vetëm për një tjetër arrestim. I nënti person i dyshuar është kapur në një autostradë në afërsi të Birminghamit. Nga ana tjetër Shaw bëri thirrje për maturi në informim:
"Unë jam i vetëdijshmëm, se kontrollet policore janë një gjë e madhe. Por spekullimet dhe raportet momentalisht nuk janë shumë të dobishme. Përkundrazi ata dëmtojnë operacionin, që po kryejmë."
Nderkohë kontrollet vazhdojnë. Gjithsej 12 shtepi u mbyllën që prej të mërkurës në mëngjez në vende të ndryshme në Bimrngham. Hetuesit kërkojnë dëshmi të tjera. Janë kontrolluar banesa, librari, një cafe interneti.
Sahir Hussain i xhamisë në Birmingham thekson: "Ne denojmë çdo formë të terrorizmit. Që nga bombat e Londrës 2005 ne e mbajmë në mbikqyrje më shumë njëri-tjetrin. Vëmë re me kujdes se çfarë bëjnë fëmijet, me kë takohen." Por atij nuk i ka rënë diçka në sy. Hussain porosit të kihet kujdes nga dënimet e parakohshme. Ai e di se shumë komshinj, nga mediat e shumta para deres se tij, ndjehen jo mirë.
"Edhe unë personalisht jam i shokuar. Nga njëra anë ne flasim gjithnjë për integrim. Dhe për këtë bëj sa të mundem. Nga ana tjetër mediat vijnë menjëherë ketu dhe shperndajnë keto lajme të arrestimeve në mbarë botën. Kështu që myslimanët këtu janë sërish të gjithë fajtorë, përpara se të paraqiten deshmitë dhe të bëhet ndonjë proces."

Edhe policia e kupton, që banoret ndjehen keq. Por ajo ben apel për bashkëpunim të mirë. Për të informuar më mirë shperndahen rreth 5 000 trakte. Me qëllim që banoret e lagjes së prekur ta marrin vesh arsyen e prezencës së madhe të policisë. Sepse hetimet mund të zgjasin ditë ose javë, thotë David Shaw.

"Një numër sektoresh të ndryshem është përfshirë, me muaj të tërë është planifikuar operacioni. Prandaj jam i sigurtë, se policia bën nderkohë atë që duhet."
Hetuesit dhe ministria e brendshme flasin për një operacion të gjërë të shtrirë në mbarë vendin, në të cilin marrin pjesë Scotland Yard dhe sherbimi sekret i brendshem MI5. Një aksion i ngjashëm edhe jo nën dritat e publicitetit, u zhvillua para një jave, gjithashtu në veri të Britanisë së Madhe. Në Manchester dhe në Halifax u arrestuan pesë vetë. Edhe ata duhet të kenë qenë të perzier në komplote terroriste.